Pranga nga SPAK/ Ish-kryebashkiakut të Ramës iu arrestua edhe vëllai

Pranga nga SPAK/ Ish-kryebashkiakut të Ramës iu arrestua edhe vëllai

09:06, 13/07/2023
A+ Aa A-

Ish-kryebashkiaku i Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Fan Tuci është arrestuar mbrëmjen e kaluar. Ai ka rënë në pranga me urdhër të SPAK pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Ndërkohë, administratori i njësisë së Fushë-Arrëzit është lënë në ‘arrest shtëpie’, ndërsa fadromisti është lënë në masën detyrën paraqitjeje.

Në kohën kur ishte kryebashkiak, Fran Tucit i ishte arrestuar vëllai Albert Tuci në muajin qershor 2020, gjatë operacionin antidrogë “Shën Mëri 2020”. Por para arrestimit ai ishte denoncuar që në vitin 2018 nga Sali Berisha.

STATUSI I BERISHËS

Pjerini vdes për trafikantët
Ata kanë para shumë!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital.

“Përshëndetje dr. Bashkëngjitur po ju informoj mbi kriminalitetin që ndodh në Fushë-Arrëz, Pukë, në foto në krahun e majtë të z.Pjerin Ndreu, Albert Tuci vëllai i kryetarit të bashkisë z. Fran Tuci. I dënuar për trafikant dhe vazhdon i qetë punën pasi siç shihet në foto ka mbrojtjen e vëllait dhe të deputetit Ndreu. Gjithashtu çdo emërim në punë bëhet me urdhrin e tij. Ju lutem anonim”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco