Kushtetuesja miraton marrëveshjen Rama-Alabar/ Shumica e gjyqtarëve i shmanget thelbit të padisë së opozitës

Kushtetuesja miraton marrëveshjen Rama-Alabar/ Shumica e gjyqtarëve i shmanget thelbit të padisë së opozitës

20:58, 12/07/2023
A+ Aa A-

Porti i Durrësit do të kthehet në kompleks rezidencial betoni.

Gjykata Kushtetuese rrëzoi padinë e deputetëve të opozitës për shpalljen anti-kushtetues të Marrëveshjes për Marinën e Jahteve në Durrës, pa i hyrë aspak themelit të çështjes.

Tetë nga nëntë gjyqtarët kanë vlerësuar se nuk kanë tagër për të shqyrtuar ligjin ratifikues të Marrëveshjes Ndërkombëtare, e cila i hapi rrugë shkatërrimit të Portit Tregtar të Durrësit dhe ndërtimit aty të një kompleksi gjigant kullash e godinash betoni.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në favor të marrëveshjes personale të Edi Ramës me një kompani off-shore, të përfaqësuar nga biznesmeni saudit Mohamed el Alabar, është marrë në 14 qershor të këtij viti dhe u shpall ditën e sotme.

Gjashtë gjyqtarë, Holta Zaçja, Gent Ibrahimi, Elsa Toska, Sandër Beci, Marjana Semini dhe Ilir Toska, janë shprehur kategorikisht kundër kërkesës së deputetëve opozitarë për shpalljen antikushtetuese të marrëveshjes Rama-Alabar.

Dy gjyqtare, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji, janë shprehur gjithashtu kundër kërkesës së opozitës, por kanë pasur një argumentin ndryshe nga pjesa tjetër.

E vetmja gjyqtare që ka dalë kundër marrëveshjes Rama-Alabar dhe që ishte pro shpalljes anti-kushtetuese të saj ishte gjyqtarja Sonila Bejtja.

Në mendimin e pakicës, Bejtja mban qëndrim se Gjykata Kushtetuese ka tagrin për të shqyrtuar ligjin që ka ratifikuar Marrëveshjen Ndërkombëtare, pasi ajo tashmë ka hyrë në rendin kushtetues shqiptar.

Por, shumica e Gjykatës Kushtetuese ka refuzuar sërish që të përballet me vendimmarrjen kontraverse të Edi Ramës, duke u fokusuar tek teknikalitete, të cilat i shmangen thelbit të problemit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco