Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Leja për arrestimin e Ahmetaj/ Trenova: Parlamenti nuk mund të bëjë rolin e gjyqtarit

19:08, 12/07/2023
A+ Aa A-

Ish-prokurori Gent Trenova, i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, duke diskutuar në lidhje me dhënien e lejes për arrestimin e Arben Ahmetaj, është shprehur se procedura e ndjekur nga parlamenti është jo ligjore.

Duke folur në studion e SYRI TV, Trenova është shprehur se, Parlamenti nuk mund të bëjë rolin e gjyqtarit, por duhej vetëm të verifikonte nëse ishte sulm politik, apo jo.

‘Mendoj se e gjithë procedura që ka ndjekur kuvendi është jo ligjor. Sepse në momenti që është bërë kërkesa nga ana e SPAK për dhënien e autorizimit për masën e sigurimit, kryetari i Kuvendit brenda ditës duhej të kishte thirrur komisionin e Mandateve dhe brenda 1-2 orësh duhej të thërriste drejtuesin e SPAK dhe ta pyeste në lidhje me kërkesën, pa hyrë në detaje të provave, vetëm duhej të verifikonte nëse kishte të bënte me një kërkesë abuzive, politike, pa i hyrë çështjes së provave dhe menjëherë duhej të ishte thirrur seanca për dhënien e autorizimti.

Parlamenti nuk mund të bërë rolin e gjyqtarit, të shqyrtojë provat nëse janë apo jo rrethanat për caktimin e masës së sigurimit, sepse këtë gjë e bën gjyqtari. Parlamenti në këtë rast duhet të verifikojë vetëm diçka, nëse autorizimi apo mbrojtja e imunitetit ka të bëjë vetëm nëse ai ka një sulm me prapaskenë politike.

Parlamenti duhej të bënte një skanim, verifikim, e jo të futej në kontrollin e provave’, u shpreh Gentian Trenova në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco