Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Një ‘liri’ më shumë, ajo e vdekjes nga uria...

Një ‘liri’ më shumë, ajo e vdekjes nga uria...

15:04, 11/07/2023
A+ Aa A-

Nga Gent Strazimri/

67.9 %, ose 2 në çdo 3 shqiptarë, deklarojnë se mishi e peshku janë luks për ta dhe fëmijët e tyre.

34.3 %, ose më shumë se 1 në çdo 3 shqiptarë deklarojnë se as një vakt mish nuk e përballojnë dot për fëmijët e tyre

Të paktën 2/3 e shqiptarëve e deklarojnë që janë në uri proteinike, po sa janë ata që për krenari nuk e deklarojnë?

Ky është "reflektimi" më elokuent i "ecurisë së mirë të ekonomisë"... një popull në uri!!!!

Është fiks panorama e Shqipërisë së viteve '80, ekonomikisht dhe politikisht.

Edhe atëhere ishim në uri!

Edhe atëhere fajin e kishte "Mehmeti"!

Edhe atëhere mungesa e ushqimit zëvendësohej me procese të bujshme dhe arrestime "të mëdhenjsh"...

Ka vetëm një ndryshim, me regres, në fakt!

Atëhere, ndryshe nga sot, "Partia" i njihte vetes detyrimin e "tallonit" se nuk të linte të vdisje nga uria, por të detyronte të mbijetoje i uritur!

Sot ka një "liri" më shumë:

* mund të vdesësh lirisht, si të duash... edhe nga uria!

KAQ!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco