Ahmetaj nën hetim edhe për inceneratorin e Tiranës dhe Fierit/ SPAK: Shkëlqim Cani e refuzoi

Ahmetaj nën hetim edhe për inceneratorin e Tiranës dhe Fierit/ SPAK: Shkëlqim Cani e refuzoi

11:26, 11/07/2023
A+ Aa A-

SYRI TV siguron kërkesën e plotë të SPAK dërguar Kuvendit për dhënien e autorizimit për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Kërkesa përbëhet nga 12 faqe dhe në dokument zbulohet se Ahmetaj po hetohet jo vetëm për inceneratorin e Elbasanit, por dhe për inceneratorët e Fierit dhe të Tiranës.

“Hetimet në kuadrin e procedimit penal nr. 277/1 të vitit 2022, janë shtrirë në kuadrin e parimit të një hetimi të gjithanshëm, në rolin që ka pasur shtetasi Arben Ahmetaj, jo vetëm në kuadrin e procedurës për dhënien me koncesion të projektit për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut të Elbasanit dhe prodhimin e energjisë, por edhe në atë për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë si dhe ndërtimin e landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimin e vend-depozitimeve ekzistuese në Tiranë,” thuhet në dokument.

Në dosje thuhet se me shkresën e 27 qershorit të vitit 2016, Arben Ahmetaj atëherë ministër i Financave është shprehur se janë përmbushur në tërësi kriteret e përcaktuara nga VKM në lidhje me vijimin e procedurave të koncesionit në rastin e projektit koncesionar të Fierit, miratim ky i ardhur pas pengesës që po i bëhej kësaj procedure nga ana e paraardhësit të tij, ish-ministrit të Financave, shtetasit Shkëlqim Cani.

Në dosje thuhet se shkresa është nënshkruar vetëm pas komunikimeve që janë shkëmbyer ndërmjet shtetasve Alda Klosi, atëherë funksionare e Ministrisë së Financave.

Kujtojmë se Shkëlqim Cani u shkarkua në 16 shkurt 2016. Ndërsa Alda Klosi, ish-zyrtarja e Ministrisë së Financave ndodhet e arrestuar që prej 3 shkurtit 2023. Arrestimi u krye pas dëshmisë së dytë të dhënë në polici nga pastruesja Rozeta Dobi, e cila pranoi se edhe shuma tjetër e parave mbi 400 mijë euro që u gjet në banesën e e Alda Klosit.

“Personi nën hetim Arben Ahmetaj, si Ministër i Financave, me shkresën nr. 8264/1, datë 27.06.2016 është shprehur se janë përmbushur në tërësi kriteret e përcaktuara nga VKM nr.57572013 i ndryshuar në lidhje me vijimin e procedurave të koncesionit, në rastin e projektit koncensionar të Fierit të sipërcituar, miratim ky i ardhur pas pengesës që po i bëhej kësaj procedure nga ana e paraardhësit të tij, ish-ministrit të Financave shtetasit Shkëlqim Cani, duke pasqyruar si mangësi përveç detyrimit që në zbatim të nenit 22 të VKM nr.575/2013 autoriteti kontraktor (Ministria e Mjedisit) duhet të garantojë mbulimin e kostove financiare, brenda tavaneve afatmesme të miratuara të shpenzimeve të saj.

Shkresa e mësipërme është nënshkruar vetëm pas komunikimeve  të datave 17.06.2016, 20.06.2016, 21.06.2016, 22.06.20 16 që janë shkëmbyer ndërmjet shtetasve Alda Klosi, funksionare e Ministrisë së Financave), Alba Thoma, Gentian Opre (funksionar i Ministrisë së Financave), Etleva Kondi, Alqi Bllako, Geraldina Prodani (funksionare e Ministrisë së Financave), Mimoza Dhëmbi (funksionare e Ministrisë së Financave), emaile këto që më pas përcilleshin nga shtetësja Alba Thoma tek shtetasi Klodian Zoto dhe ky i fundit tek shtetësja Etleva Kondi,” thuhet në dosje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco