Votimi për kanabisin mjekësor/ Meta: Legalizim ‘de facto’ i trafikut të drogës

Votimi për kanabisin mjekësor/ Meta: Legalizim ‘de facto’ i trafikut të drogës

19:59, 10/07/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me miratimin e legalizimit të kanabisit mjekësor ditën e sotme.

Sipas tij votimit nga deputetët e “rilindjes” është legalizim “de facto” i trafikut të drogës që ka pushtuar vendin, si edhe legalizimi i zbrazjes së depove me kanabis të narkotrafikantëve.

Meta shkroi në Facebook se ky votim ishte po ashtu zbatimi direkt i urdhrave të narkotrafikut, që ka kapur peng qeverisjen e vendit të kthyer në narkoshtet, si edhe një atentat ndaj shëndetit dhe të ardhmes së qindra mijëra të rinjve.

“Votimi nga deputetët e “Rilindjes” në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë të Projektligjit për Legalizimin e Kanabisit për gjoja qëllime mjekësore është legalizimi “de facto” i trafikut të drogës, që ka pushtuar vendin, si dhe legalizimi i zbrazjes së depove me kanabis të narkotrafikantëve.
Ky votim është zbatimi direkt i urdhrave të narkotrafikut, që ka kapur peng qeverisjen e vendit të kthyer në narkoshtet.
Ky votim është një atentat ndaj shëndetit dhe të ardhmes së qindra mijëra të rinjve.
Integrimi europian dhe anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian ka marrë një goditje tepër të rëndë dhe të qëllimshme”
, u shpreh Meta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco