Babushi i ri i së majtës Alex Soros ka bërë 20 takime në Shtëpinë e Bardhë të Bidenit (deri tani)

Babushi i ri i së majtës Alex Soros ka bërë 20 takime në Shtëpinë e Bardhë të Bidenit (deri tani)

19:07, 10/07/2023
A+ Aa A-

Nga Rebecca Mansour, BREITBART

Alex Soros, djali dhe trashëgimtari i filantropit të majtë George Soros, ka pasur njëzet takime në Shtëpinë e Bardhë me zyrtarë të administratës së Joe Biden, sipas regjistrit të vizitave në Shtëpinë e Bardhë.

Sorosi i ri ka bërë 15 vizita dhe është takuar 20 herë me zyrtarë, si dhe ka marrë pjesë në darkën shtetërore në nderim të presidentit francez Emmanuel Macron, ku ishte i pranishëm edhe Presidenti Biden.

Takimet e Alex Soros në rend zbritës kronologjik përfshijnë:

31 mars 2023: Amanda Sloat, Drejtore e Lartë për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare

30 mars 2023: Jon Finer, Zëvendës këshilltar kryesor për Sigurinë Kombëtare

29 mars 2023: Nina Srivastava, këshilltare e Shefit të atëhershëm të Personelit në Shtëpinë e Bardhë, Ron Klain

10 shkurt 2023: Jordan Finkelstein, Asistent Special i Presidentit dhe shef personeli për këshilltaren e presidentit, Anita Dunn

9 shkurt 2023: Jon Finer, Zëvendës këshilltar kryesor për Sigurinë Kombëtare

8 shkurt 2023: Mariana Adame, Këshilltare e Këshilltarit të Presidentit, Steve Ricchetti

2 dhjetor 2022: Mariana Adame, Këshilltare e Këshilltarit të Presidentit, Steve Ricchetti

2 dhjetor 2022: Jon Finer, Zëvendës këshilltar kryesor për Sigurinë Kombëtare

1 dhjetor 2022: Darka shtetërore në nder të Emmanuel Macron

1 dhjetor 2022: Nina Srivastava, këshilltare e Shefit të atëhershëm të Personelit në Shtëpinë e Bardhë, Ron Klain

14 tetor 2022: Mariana Adame, Këshilltare e Këshilltarit të Presidentit, Steve Ricchetti (dy takime atë ditë)

6 tetor 2022: Jon Finer, Zëvendës këshilltar kryesor për Sigurinë Kombëtare

6 tetor 2022: Kimberly Lang, Asistente Ekzekutive e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare

15 shtator 2022: Jon Finer, Zëvendës këshilltar kryesor për Sigurinë Kombëtare

14 shtator 2022: Nina Srivastava, këshilltare e Shefit të atëhershëm të Personelit në Shtëpinë e Bardhë, Ron Klain (dy takime)

22 prill 2022: Madeline Strasser, këshilltare e Shefit të atëhershëm të Personelit në Shtëpinë e Bardhë, Ron Klain

22 prill 2022: Hazel Castillo, Asitstente personeli e Jon Finer, Zëvendës këshilltar kryesor për Sigurinë Kombëtare

15 dhjetor 2021: Jon Finer, Zëvendës këshilltar kryesor për Sigurinë Kombëtare

29 tetor 2021: Madeline Strasser, këshilltare e Shefit të atëhershëm të Personelit në Shtëpinë e Bardhë, Ron Klain

Ndërsa nuk dihet se për çfarë është folur në këto takime, fakti që ato përfshijnë kaq shumë zyrtarë të sigurisë kombëtare në kohën kur administruara Biden është tepër e përqendruar te lufta në Ukrainë mund të ofrojë një farë ideje. Mark Leonard, drejtor i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, që financohet nga Fondacioni Soros, tha për Washington Post se lufta në Ukrainë është një çështje kyç për Sorosin e ri. Alex Soros është “në kontakte ditore me Fondacionin Soros në Ukrainë dhe flet me qeveri të ndryshme për politikën e tyre karshi Ukrainës”, tha Leonard.

Washington Post vë në dukje edhe se Fondacioni Soros e përshkuan veten si financuesin më të madh të pavarur të shoqërisë civile ukrainase dhe të grupeve qytetare prej më tepër se 30 vjetësh.

Megjithatë, takimet e Alex Soros me Mariana Adame, këshilltare e Steve Ricchettit, mund të kenë brenda edhe interesimin e tij për zgjedhjet presidenciale 2024. Ricchetti, besnik i vjetër i Biden, ishte shef i fushatës së tij më 2020 dhe instrumental në marrjen nga Biden të kontributeve të mëdha për fushatën nga financierë të Wall Street.

Muajin e kaluar, Alex Soros u prezantua si trashëgimtar i perandorisë globale majtiste jofitimprurëse të babait të tij, me vlerë 25 miliard dollarë, bëri të ditur Wall Street Journal.

37-vjeçari Soros mori drejtimin e Fondacionit Soros dhjetorin e kaluar kur bordi i fondacionit e zgjodhi për të zëvendësuar babanë e tij si kryetar. Gjatë dy viteve të fundit ai ka shërbyer si president i Super PAC (Komitet i Aksionit Politik) të babait të tij, i quajtur Democracy PAC, i cili kontrollon rreth 125 milion dollarë në fonde që i përdor për politikanë amerikanë dhe kauza politike. Democracy PAC u dha aq pará Demokratëve për zgjedhjet e Kongresit më 2022 sa që George Soros u bë donatori individual më i madh në atë cikël zgjedhor.

Në zgjedhjet e fundit në SHBA, donacionet nga George Soros me pasojat më të rëndësishme përfshinin zgjedhjen e prokurorëve progresivë në të gjithë vendin, të cilët janë të përkushtuar për “reformim të drejtësisë penale” që shmang ndjekjen penale dhe burgosjen e kriminelëve. “Ngjitja e këtyre prokurorëve të mbështetur nga Soros ka përkuar me një rritje masive të vrasjeve dhe krimeve në shumë qytete të drejtuara nga demokratët, përfshirë shumë vende ku këta prokurorë kanë zbatuar politika radikale ndaj policimit dhe burgosjes”, shkruan Joel Pollak i Breitbart.

Alex Soros tha për Journal se ai dhe babai i tij “mendojnë njësoj”, por ai është “më politik” se i ati. Trashëgimtari shprehu interes të veçantë për kauzat politike të SHBA që përfshijnë “të drejtat e votës dhe abortit, si dhe barazinë gjinore”. Dhe ai cilëson frenimin e Donald Trumpit për të fituar më 2024 mbetet preokupimi kryesor për të cilin ai duket i gatshëm të përdorë burimet e tij të konsiderueshme financiare. “Aq sa do të doja të nxirrja pará nga politika, për sa kohë që pala tjetër e bën këtë, duhet ta bëjmë edhe ne”.

Një vëzhgim i llogarive të Alex Soros në median sociale është një Who’s who i vërtetë i elitave të Partisë Demokratike. Ai nxjerr rregullisht foto në Instagram dhe Twitter ku tregon marrëdhëniet e ngushta dhe takimet e shumta me figurat kryesore të Partisë Demokratike.

Një listë e pjesshme përfshin takimet e tij me liderin e shumicës në Senat, Chuck Schumer, Senate Majority PAC i të cilit mori 2 milion dollarë nga Alex Soros më 2018 dhe 14 milion nga Super PAC i George Soros më 2022; ish-Kryetaren e Dhomës së Ulët, Nancy Pelosi, ish-Presidentin Barack Obama; Hillary Clinton, Bill Clinton, me të cilin Alex udhëtoi në Evropë kohët e fundit dhe u takuan me Papa Françeskun, zëvendëspresidenten Kamala Harris; Sekretarin e Transportit Pete Buttigieg, e sigurisht edhe Presidentin Joe Biden.

Sipas Journal, pjesa më e madhe e perandorisë 25 miliard dollarëve që trashëgon Alex do të drejtohet te Fondacioni Soros, që aktualisht kontrollon rreth 1.5 miliard dollarë që i kalon për organizata të ndryshme majtiste rreth botës për promovimin e abortit, migracionit masiv, amnistisë për të huajt e paligjshëm, legalizimin e prostitucion, aktivizmin për ndryshimet e klimës dhe për atë që Fondacioni Soros e karakterizon si “demokraci, transparencë dhe liri e fjalës”.

Financimi i perandorisë filantropike dhe financiare të Sorosit ka qenë gjithmonë i ndërlikuar për t'u gjurmuar. Një raport i ProPublica në 2021 zbuloi se George Soros ishte në gjendje të transferonte miliarda dollarë në OSF dhe miliona në fushatat politike të krahut të majtë në vitet kur ai nuk paguante asnjë taksë federale mbi të ardhurat. Në një deklaratë për ProPublica, një zëdhënës i Sorosi pretendoi se miliarderi kishte “humbur para nga investimet” midis 2016 dhe 2018, gjë që shpjegon pse ai nuk pagoi taksa federale mbi të ardhurat në ato vite, pavarësisht besimit se “amerikanët e pasur duhet të paguajnë taksa më të larta”.

Pollak i Breitbart shkruante:

“Nuk është tamam e qartë se si Soros humbi kaq shumë pará. Tregu i aksioneve u rrit ndjeshëm midis 2016 dhe 2018; në nivelin më të lartë në vitin 2018, Dow Jones Industrial Average ishte mbi 70% më i lartë se sa kishte qenë në pikën e tij më të ulët në 2016.

Sidoqoftë, Soros kishte mjaft pará për t'u dhuruar Demokratëve dhe kauzave të majta që po organizonin të ashtuquajturën “Rezistencë” kundër Presidentit Donald Trump. Ishte më 2018 kur Soros filloi të shpenzonte miliona dollarë për të zgjedhur prokurorët e majtë në të gjithë vendin; këto kontribute kanë ndihmuar në formimin e përpjekjeve mbarëkombëtare në reformën e drejtësisë penale.

Për më tepër, më 2017, Soros dha 18 miliardë dollarë për Fondacionet e Shoqërisë së Hapur, që financon kauzat e krahut të majtë. New York Times e përshkroi atë si ‘një nga transferimet më të mëdha të pasurisë së bërë ndonjëherë nga një donator privat në një fondacion të vetëm’. Mund të ketë funksionuar edhe si një strehë taksash, duke i lejuar Sorosit të zbriste pará nga të ardhurat e tij të tatueshme”.

92-vjeçari i lindur në Hungari e vuri pasurinë si menaxher i fondeve mbrojtëse falë nuhatjes së zgjuar të tendencave politike dhe ekonomike në ndryshim, gjë që e lejoi atë të luante sukseseshëm në tregjet globale të aksioneve, obligacioneve dhe valutës. Basti i tij i vetëm më i famshëm dhe fitimprurës ishte vendimi i tij në 1992 për të reduktuar paundin britanik, një bast që i solli atij një miliard dollarë dhe i dha epitetin “njeriut që theu Bankën e Anglisë”, siç e quajti një gazetë britanike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco