Dosja e manipulimeve në Vorë e Kamëz/ Paloka: S'ka zgjedhje me Ramën

Dosja e manipulimeve në Vorë e Kamëz/ Paloka: S'ka zgjedhje me Ramën

12:24, 07/07/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike denoncoi sot dosjen e manipulimit të zgjedhjeve lokale në bashkitë e Vorës, Kamzës, Rrogozhinës dhe Kavajës. Deputeti Edi Paloka tha se PD-ja ka siguruar një dosje voluminoze që ekspozon farsën elektorale.

Paloka tha se për sa kohë që të jetë në pushtet kryeministri Edi Rama, në vendin tonë nuk do të mbahen zgjedhje të lira, por PD do vazhdojë të denoncojë shkeljet e bëra më 14 maj.

“PD tashmë ka një dosje voluminoze me faktet e farsës zgjedhore që ndodhi më 14 maj. Janë bërë shumë vite tashmë që Edi Rama, që kur ka ardhur në pushtet, çdo palë zgjedhje vetëm ka gjetur forma për të manipuluar dhe shantazhuar. Që kur ka ardhur Rama në pushtet, nuk ka pasur zgjedhje të lira, duket që sistemi i ngritur prej tij synon të njëjtën gjë, sa të jetë ai në pushtet, nuk do të ketë zgjedhje.

Është detyrimi ynë për të bërë të qartë qytetarëve dhe ndërkombëtarët, se sa të jetë Rama në pushtet, shqiptarët nuk do të votojnë të lirë. Në do të paraqesim dosjen, e cila tregon të gjitha format që ka përdorur Rama për t’i marrë votën atyre që nuk kanë pranuar ta shesin apo ta blejnë. Dosja është voluminoze janë me dhjetëra fakte të tjera, të cilat janë kapur nga ne, por nuk janë të vetmet. Këto fakte janë dërguar dhe në KAS e SPAK për ndjekje penale, pasi krimet zgjedhore janë krime penale, por rezultatet janë zero, pasi të gjitha institucionet janë të kapura”, tha Paloka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco