Koka: Sanksionin e parë Kosovës ja vendosi Rama

19:20, 06/07/2023
A+ Aa A-

Gazetari Bled Koka i ftuar në 'Task Force' me Sonila në Syri Tv, u shpreh se sanksionin e parë Kosovës, ja ka vënë vetë Rama, dhe provokimi më i madh që ka bërë Rama në mes të kësaj krize, ishte propozimimi për zhvillimin e një konference ndërkombëtare, që praktikisht sillte dhe Rusinë në debat.

Ke parasysh këto cic-micet e vogla dhe vijmë të refuzimi i sotëm, por çfarë mendoj unë?! Unë personalisht do doja që ky takim të zhvillohej, do doja që Kurti ta kishte pritur sot Ramën, do doja që të zhvillohej dhe një konferencë dhe të gjitha papajtueshmëritë që Kurti ka me Ramën të ja thoshte publikisht dhe anasjelltas dhe të ishte publiku shqiptar si në Kosovë edhe në Shqipëri  ai që do të gjykonte kush ka të drejtë, sepse është një moment shumë delikat që po prodhon pasoja për Kosovën sepse sot kujtojmë se Gjermania vendosi të ndërpresë ndihmën për Policinë e Kosovës, pra unë do doja që ky takim të kishte ndodhur.

Por, nga ana tjetër shoh këshilltarët e Kurtit që po t'i degjosh kanë njëfarë të drejte, pasi mos harrojmë provokimet e Ramës, qëndrimet, dështimi me propozimin e një drafti, një draft që anashkaloi Prishtinën zyrtare, etj

Sanksionin e parë Kosovës ,në fakt ja vuri Edi Rama, dhe kur ty ta vendos i yti të tjerët e kanë më të lehtë. Se kur s’të do i yti të tjerët do thonë ''pse ta duam ne, hajde tja fusim ca shpulla Albin Kurtit''.  Provokimi më i madh që ka bërë Rama në mes të kësaj krize, ishte propozimimi për zhvillimin e një konference ndërkombëtare që praktikisht sillte dhe Rusinë në debat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco