Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

'Kosova nuk e mirëpriti'/ Burimi: Kurti vendosi pikat mbi ‘i’, i tregoi Ramës se nuk tallet dot

18:41, 06/07/2023
A+ Aa A-

Gazetari Genc Burimi duke folur për takimin e kryeministrit Edi Rama në Kosovë, i pritur vetëm nga presidentja Vjosa Osmani, u shpreh se homologu Albin Kurti, me mosdisponimin e tij në këtë takim, i vendosi pikat mbi ‘i’ duke i treguar kryeministrit Rama se nuk mund të tallet me Kosovën.

I ftuar në “Task Force” me Sonila Meçon në Syri Tv, Burimi tha se Rama duhet të ishte rruga e komunikimit për të qetësuar tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, por përkundrazi ai vazhdon t'i  hedhë ‘benzinë zjarrit’ .

“E shoh si një vendosje të pikave mbi ‘i’ nga ana e Kurtit që i ka dhënë një leksion të jashtëzakonshëm Edi Ramës, që ai nuk mund të tallet në mënyrë të padënueshme me Kosovën siç po  e bën që prej shumë vitesh.

Tallja e ramës me Kosovën ka filluar që me kohën e Haradinajt, kur ai vuri taksën 100% Serbisë dhe Rama e tallte atëherë Kosovën, i thoshte ‘e ke gabim’ , bënte aleancë me Francën dhe Gjermaninë për ta detyruar Haradinajn ta heqë atë taksë.

Më pas tallej me Kosovën , vazhdoj duke hyrë në një proces të programuar  ‘Ballkani i Hapur’ me Serbinë duke ditur fare mirë që Kosova s’mund ta pranonte për aq kohë sa Serbia nuk e njihte Kosovën, ose të paktën të njihte krimet gjatë luftës në Kosovë dhe prap Rama insistoi.

Vazhdoi prap talljen me Kosovën kur Rama futi hundët në këtë konflikt që ka Kosova me Serbinë por edhe me perëndimin. Rama në vend që të shërbentë si një rrugë komunikimi, i hidhte benzinë zjarrit me atë draftin e asosacionit pa u konsultuar.

Së fundi Rama shkon dhe bën  një poshtërim maksimal kur anuloi mbledhjen e dy qeverivem që nuk ishte mbledheje për Ramën me Kurtin, por ishte mbledhje ku do të miratoheshin pikërisht ato marrëveshje të cilat Rama nuk i kishte bërë me Kosovën  dhe duke ia propozuar Ballkanit të Hapur.

Duhet të kuptojmë që midis Kosovës dhe Serbisë ka ende një ‘trah’, në sensin  figurativ dhe në sensin tregtar konkret.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco