Bill Klinton për 'Financial Times': Radikalët serbë po paralizojnë përparimin e rajonit

Bill Klinton për 'Financial Times': Radikalët serbë po paralizojnë përparimin e rajonit

17:28, 06/07/2023
A+ Aa A-

Gazeta prestigjoze “Financial Times” i ka kushtuar një artikull situatës së tensionuar në Veri të Kosovës dhe konstaton se “serbët e linjës radikale janë rikthyer”.

FT ka intervistuar edhe ish-presidentin Klinton, i cili ishte më 4 korrik në Tiranë dhe ka marrë prej tij një mesazh të shkurtër për situatën në Kosovë.

Klinton i ka thënë “Financial Times” se “serbët e linjës së ashpër po paralizojnë përparimin në rajon”.

“Është keq për demokracinë afatshkurtër dhe jetën e përditshme të njerëzve të vërtetë atje”, ka thënë Klinton.

“Dhe po i mban vendet jo vetëm në një ngërç, por i fton të gjithë të zhgënjehen gjithnjë e më shumë dhe të bëjnë gjëra vetëshkatërruese.”

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco