Fuga nxjerr blof qeverinë: Iniciuesin e pr.ligjit e kanë mashtruar, Gjermania mjaftohet me listën e notave

Fuga nxjerr blof qeverinë: Iniciuesin e pr.ligjit e kanë mashtruar, Gjermania mjaftohet me listën e notave

16:59, 06/07/2023
A+ Aa A-

 

Projektligji i qeverisë që detyron studentët e mjekësisë të punojnë deri në 5 vite pas mbarimit të studimeve në vend është kundërshtuar nga vetë studentët e mjekësisë.

Studentët ditën e sotme zhvilluan edhe një protestë duke kundërshtuar vendimin. Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe akademiku Artan Fuga, ndërsa është shprehu se mbajtja e diplomës nuk është një zgjidhje.

REAGIMI I PLOTË:

Une jam i bindur se mbajtja e diplomes pa dhene studenteve te Mjekesise nuk eshte nje zgjidhje, sikurse synon projektligji. Gjermania apo kushdo vend mjaftohet me listen e notave dhe konfrontimin e saj me numrin e provimeve dhe ben ekuivalentimin menjehere, u jep edhe diplomen gjermane. E sigurt!

Iniciuesin e projektligjit e kane mashtruar rende, dhe mire ja kane bere kur nuk ja ka haberin si funksionon sistemi perendimor

E hedhin edhe ne gjyq ne strasburg shtetin dhe marrin edhe demshperblim te majme.

Ligjvenesit duhet ta kuptojne kete, kjo nuk eshte zgjidhja. Ka zgjidhje shume me te mira, por kush pyet.

Le te jete atehere, ben edhe shume vape per te insistuar ne vogelsira te tilla cmendurake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco