VIDEO-SYRI TV/ Berisha kundër projektligjit për studentët e mjekësisë: Ja keni marrë hua Kubës

13:39, 06/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kundërshtoi projektligjin që mban peng diplomat e studentëve të mjekësië për 5 vjet. Berisha u bëri thirrje gjimnazistëve dhe studenëtve të protestojnë kundër këtij vendimi, duke paralajmëruar se do të pasohet nga ligje të tjera detyruese.

SYRI TV

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i kërkoi qeverisë të tërheqë projekligjin që detyron studentët e mjëkësisë, të punojnë për 5 vjet në Shqipëri, para se të marrin diplomën, duke e cilësuar si një ligj të turpshëm  që kufizon të drejtat e studentëve për të zgjedhur. Nga foltorja e kuvendit, ndërsa studentët e mjekesisë, protestonin para parlamentit, Berisha renditi arsyet se përse projekligji nuk duhet të miratohet.

Lideri i opozitës u bëri thirrje gjimnazistëve dhe studentëve të  ngrihen në protesta për të kundërshtuar këtë ligj, duke paralajmëruar se ai do të pasohet nga të tjera ligje detyruese, të qeverisë. 

Në kundërpërgjije, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant balla, mori fjalën, për të sulmuar personalisht liderin e opozitës. Në replikë, edhe Berisha I solli në kujtesë, të shkurën e tij.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco