VIDEO/ Berisha: Rikthimi im spektakolar, pa logo, pa vulë, pa emër morëm mbi 500 mijë vota

14:38, 05/07/2023
A+ Aa A-

Në prezantimin e ‘Raportit për zgjedhjet e 14 majit’, Berisha u ndal edhe te rezultati, ku sipas tij 500 mijë idealistë nuk u mposhtën nga makineria shtetërore e dhunimit të votës.

Berisha theksoi se ky ishte një rikthim shumë i suksesshëm, ku pa vulë, pa emër, pa një qindarkë, me gjithë këtë gjigandizëm të dhunimit të votës, 500 mijë idealistë nuk u mposhtën.

‘Kjo është një lokomotivë që do përmbysë Edi Ramën’, u shpreh Berisha.

Berisha: Ne do ta bëjmë analizën më të plotë. Për sa i përket problemit tim, ky ishte një rikthim shumë i suksesshëm, ku pa vulë, pa emër, pa një qindarkë, me gjithë këtë gjigandizëm të dhunimit të votës, 500 mijë idealistë nuk u mposhtën. Kjo është një lokomotivë që do përmbysë Edi Ramën. Imagjinoni nëqoftëse do kishte ecur, se çfarë katastrofe do të ishte për Shqipërinë. Këtu ti ndajmë gjërat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco