Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PL, Ilir Meta konferencë me gazetarët

VIDEO/ ‘Afera McGonigal’, Berisha-Gjiknurit në Parlament: Do të fusin në burg ty!

16:02, 03/07/2023
A+ Aa A-

Kreu i demokratëve Sali Berisha ka akuzuar edhe ish-ministrin Damian Gjiknuri se është i përfshirë në aferën ‘McGonigal’ pasi i ka dhënë fushat e naftës në Shqipëri oligarkut rus Oleg Deripaskës dhe ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal.

Berisha theksoi se Gjiknuri do të dënohet nga drejtësia amerikane pasi drejtësia shqiptare nuk e dënon.

Berisha: Damiani me urdhër të Edi Ramës, i dha Deripaskës dhe McGonigalit fushat e naftës...Absolutisht do të dënohesh nga drejtësia amerikane dhe këtu do jemi se drejtësia shqiptare nuk të dënon ty, se ai zotëria deklaroi se McGonigal është koha e shkuar por ai nuk është kurrë e shkuar do ta shofsh mirë këtë. Janë paguar deri tani 10 milionë dhe pritet të paguhen për veprimet e tij dhe 40 milionë të tjera për licencat që u hoqi kompanive dhe i’a dhe Deripaskës. Pale kjo ndrikulla e energjisë, prit se do të vijë radha edhe ty.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco