Afera Rama-McGonigal/ Dumani 'kyç gojën' gjatë raportimit në Kuvend

Afera Rama-McGonigal/ Dumani 'kyç gojën' gjatë raportimit në Kuvend

12:30, 03/07/2023
A+ Aa A-

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar në Kuvend për punën e Prokurorisë së Posacme të Krimit të Organizuar gjatë vitit 2022.

Gjatë fjalës së tij, Dumani ka evidentuar problematikat e SPAK, ku ka theksuar numrin e lartë të procedimeve të mbartura, teksa ka thënë se kësaj çështje i duhet dhënë menjëherë zgjidhje.

Në fjalën e tij në Kuvend, Dumani evidentoi se ka një rritje të procedimeve penale për të cilat nisin hetimet kryesisht.

Po kështu, theksoi kreu i SPAK, janë përdorur edhe metoda proaktive të hetimit, të tilla si përgjimet, që më së shumti është aplikuar në veprat penale të korrupsionit.

Ai tha se gjatë këtij viti janë dhënë dënimet për 4 ish-zyrtarë të lartë.

Nga ana tjetër, deputetja Albana Vokshi pyeti se çfarë po ndodh me kallëzimet për krimet elektorale të 2021 dhe çështjen e McGonigal. "Çfarë po bëni me kallëzimet për krimet elektorale të vitit 2021? Nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Pse nuk është hapur asnjë hetim për aferën McGonigal," tha ajo.

"Nuk mund të jap të dhëna e të raportoj për çështje konkrete. Por përsa kohë janë në hetim, ndaj me ju të njëjtën shqetësim me ju lidhur me disa çështje që janë të mbartura që kanë kohë në hetim dhe duhet të disponohen nga prokurorët me një vendimmarrje. Unë si drejtues prokurorie kam të drejtë t'i krijoj kushtet dhe infrastrukturën e nevojshme. Që nga dita e parë në këtë detyrë jam përpjekur ta bëj dhe shpresoj që në të ardhmen të kemi përgjigje me vendimmarrje," tha Dumani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco