Sot 33 vjetori i kryengritjes së 2 Korrikut 1990

Sot 33 vjetori i kryengritjes së 2 Korrikut 1990

22:54, 02/07/2023
A+ Aa A-

Nga Sali Berisha/

Të dashur miq, në historinë e qëndresës së shqiptarëve kundër diktaturës staliniste më jetëgjatë në Europë, dhe lirisë së tyre është një ditë e shënuar.

Më datë 2 Korrik të vitit 1990, mijëra të rinj punëtorë por edhe intelektualë e të persekutuar të Tiranës, u ngritën dhe me një guxim epik shembën në Tiranë “Murin e Berlinit” dhe hynë në oborrin e Ambasadës Gjermane dhe ambasadave të tjera, ku plagosën për vdekje diktaturën e fundit staliniste në Europë.

Por, mjerisht qytetarët e Tiranës dhe inteligjenca e saj, u gjetën aso kohe në bisht të kohës. Ata nuk guxuan të mbështesin kryengritjen e guximtarëve të kombit, nuk mbushën rrugët dhe sheshet e Tiranës, për të përmbysur si në vendet e tjera ish-komuniste diktaturën hoxhiste në Shqipëri. Por, pavarësisht nga kjo, kryengritja paqësore e 2 Korrikut 1990 goditi rëndë dhe bëri të pashpresë diktaturën komuniste në Tiranë. Ajo me jehonën e saj të jashtëzakonshme dëshmoi se Shqipëria socialiste nuk ishte dhe nuk do të mbetej shkëmb graniti i socializmit në Europë, apo Kuba e Adriatikut dhe se kjo diktaturë kishte hyrë në agoninë e saj.

Ndaj dhe sot, ju ftoj të përulemi ne me mirënjohje të thellë dhe nderim të madh para të gjithë atyre djemve dhe vajzave të pamposhtur e guximtarë që përmbysën më 2 Korrik të vitit 1990 “Murin e Berlinit” në segmentin më të lartë, më të trashë, më të zi të tij në Tiranë.

Mirënjohja jonë këtë ditë shkon edhe për Ambasadorin e RFGJ, Werner Daum dhe kolegët e tij, për mbështetjen e tyre të fuqishme, për kryengritesit e 2 Korrikut dhe popullit të shtypur shqiptar. Nderim i veçantë për martirin e kësaj kryengritje të riun 15 vjeçar, Artim Basha që ra për të mbetur i pavdekshëm në altarin e lirisë së shqiptarëve. sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco