VIDEO/ Nesho: Vuçiç e braktisi Ramën, ky ishte shkaku i mbylljes së Open Ballkan

17:58, 01/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Arnold Kariqin peër të folur mbi dështimin e Open Ballkan ishte Agim Nesho.

Nesho është shprehur se Rama pasi ka kuptuar se nuk po e mbështet më Vuçiç ka zgjedhur të mbyllë Open Ballkan dhe për këtë duhet t’i kërkojë falje qytetarëve shqiptar që ka harxhuar katër vite për të mbështetur këtë nismë të dështuar.

Nuk përbën më risi, Rama është një person aventurier i cili ka monopolizuar politikën e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë dhe gjithmonë kërkon ta përdori për interesat e tij. Ashtu si Rama e shiti Open Ballkan se është një projekt i mbështetur nga BE-SHBA për ti dhënë stabilitet ballkanit u vërtetua se ishte një projekt i krijuar nga Vuçiç.

Vuçiç e kuptoi se Rama nuk ka më vlerë dhe nuk i dha mundësinë që ta materializojë ktë si kapital politik në konfliktin e Kosovës dhe me këtë ta quante një instrument që zgjidh çështjet e politikës. Kjo është qesharake sepse kryeministri harxhon katër vjet të jetës së tij politike duke na promovuar një iniciativë që zhduket brenda natës. Ai nuk ka lënë vend pa e përmendur Open Ballkan se është një projekt i madh dhe do të sjellë stabilitet, ai tani është bërë qesharak dhe do të sjellë një kosto që do ta paguaj Shqipëria.

Rama duhet ti kërkojë falje popullit shqiptar dhe shoqërisë shqiptare për humbjen e kohës nga një aventurier politik. Ai ka maninë e madhështisë që nuk gabon kurrë dhe kjo po na sjellë një kosto të jashtëzakonshme kjo edhe nga çështja e McGonigal në SHBA. Ndërkombëtarët tani nuk kanë më besimin se Rama është një faktori i politikës në rajon dhe janë mëse të bindur me këtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco