VIDEO e skandalit seksual/ Safet Gjici ankimon masën e arrestit me burg

10:25, 01/07/2023
A+ Aa A-

Ish-kryebashkisku i Kukësit Safet Gjici ka ankimuar masën e arrestit me burg.

Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, Gjici i është drejtuar Apelit të Posaçëm për prishje të vendimit të Shkallës së Parë.

Avokati i Gjicit argumenton se tenderi që flitet në video nuk është shpallur asnjëherë nga Bashkia e Kukësit dhe se klienti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit.

Lidhur me kërkesën për ndryshim mase, pritet që të hidhet shorti për caktimin e një gjyqtari, e më pas të caktohet një datë për shqyrtimin e kërkesës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco