Rama justifikon sulmet mbi muxhahedinët: S'dua luftë me Iranin

Rama justifikon sulmet mbi muxhahedinët: S'dua luftë me Iranin

09:16, 01/07/2023
A+ Aa A-

Edi Rama i ka justifikuar sulmet e fundit të qeverisë shqiptare ndaj kampit të muxhahedinëve me arsyetimin se “Shqipëria nuk ka synim të jetë në luftë me regjimin iranian”. Në një intervistë për gjermanen “Der Spiegel” kryeministri ka thënë se muxhahedinët nuk mund ta përdorin Shqipërinë për të luftuar kundër regjimit iranian. “Shqipëria nuk pranon askënd që ka abuzuar me mikpritjen tonë. Ata janë të mirëpritur, por me kusht që mos ta përdorin Shqipërinë si një platformë për operacionet e tyre politike. Mysafirët tanë iranianë e kanë shkelur vazhdimisht këtë marrëveshje”, theksoi ai duke nënvizuar: “E kuptojmë inatin kundër regjimit në vendin e tyre. Por vendi ynë të përdoret si llogore në një luftë që nuk është e jona, nuk funksionon! Sigurisht që ata kanë çdo të drejtë të luftojnë për lirinë e tyre, por për ta bërë këtë duhet të largohen nga Shqipëria”.

Në fakt dyshohet se më shumë sesa arsyetimet e Ramës ndryshimi i kursit të qeverisë shqipëtare varet nga pirueta 180 gradë që ka bërë administarata Biden kundrejt tyre.

Disa ditë më parë gjigandi mediatik amerikan i krahut të djathtë, Fox News publikoi një artikull ku ngrinte dyshimin se ndërhyrja e policisë shqiptare në kampin e muxhahedinëve në Manzë është bërë me qëllim joshjen e Iranit. Sipas Fox News, qëllimi është që administrata e Xho Bajden të arrijë një marrëveshje me Iranin, që ky shtet të ndalojë zhvillimin e programit të tij për armë bërthamore.

Në artikull jepeshin edhe reagimet e dy senatorëve amerikanë të krahut republikan. Njëri prej tyre, senatori i famshëm Ted Cruz, shkroi në Twitter: “Thellësisht i shqetësuar që në të gjithë Evropën, dhe veçanërisht tani, në Francë dhe Shqipëri, aleatët tanë po qetësojnë regjimin iranian dhe po godasin disidentët kundër regjimit.”

Këtë version e ka mbështetur edhe shefi i opozitës Sali Berisha. ““Kam kërkuar në Kuvend që ministri i Brendshëm [Bledi Çuçi] të japë dorëheqjen sepse u vra një njeri dhe u plagosën 100 persona”, tha Berisha, i cili u bë i pari ktyeministër që pranoi muxhahedinët në tokën shqiptare.

Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit, MEK, e strehuar në kampin Ashraf 3 në Manzë të Durrësit, filloi të hetohet nga SPAK për sulme të përsëritura kibernetike ndaj Republikës Islamike të Iranit nga territori shqiptar. SPAK e akuzon atë për gjashtë vepra penale: “provokim i luftës”, “përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrja në të dhënat dhe sistemet kompjuterike”, “keqpërdorim i pajisjeve” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Gjykata e Posaçme miratoi më 19 qershor një kërkesë të SPAK për kontrollin e kampit Ashraf 3, por ekzekutimi i vendimit një ditë më vonë shkaktoi përplasje mes anëtarëve të MEK dhe forcave të policisë si dhe të plagosur nga të dyja palët.

Drejtuesit e kampit akuzuan policinë shqiptare për dhunë dhe për vrasjen e njërit prej anëtarëve, ndërsa kreu i Ministrisë së Brendshme, Bledi Çuçi i mohoi akuzat gjatë një deklarate për shtyp. Çuçi tha se “dhuna dhe deklaratat e MEK ndaj policisë së shtetit ishin të patolerueshme”./LAPSI

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco