Rama zbut tonet me regjimin e Ajatollahut: Nuk kemi plan të jemi në luftë me ta

Rama zbut tonet me regjimin e Ajatollahut: Nuk kemi plan të jemi në luftë me ta

20:12, 30/06/2023
A+ Aa A-

Për herë të parë, Edi Rama flet për tensionet e krijuara në kampin e muxhahedinëve iranianë në Manzë të Durrësit pas aksionit të policisë.

Kujtojmë që kryeministri vetëm pak kohë më parë mbylli ambasadën iraniane në Tiranë, dhe po mburrej me strehimin e muxhahedinëve.

Akoma nuk dihet se cili ishte ai shkak i madh që ka bërë Ramën të ndryshojë kurs dhe të flasë si Ajatollahu, por një gjë është e sigurt se aty fshihet një hall i madh. Autokratët ngjajnë me njëri-tjetrin.

Në një intervistë për gazetën gjermane ‘Der Shpigel’, Rama thotë se ata nuk mund ta përdorin vendin tonë si llogore për luftën e tyre.  

‘E kuptojmë inatin kundër regjimit në vendin e tyre. Por vendi ynë të përdoret si llogore në një luftë që nuk është e jona, nuk funksionon! Sigurisht që ata kanë çdo të drejtë të luftojnë për lirinë e tyre, por për ta bërë këtë duhet të largohen nga Shqipëria.’

Rama thotë se muxhehedinët e MEK kanë shkelur marrëveshjen e bërë.

‘MEK-un e kemi prej disa vitesh në vendin tonë. Ata janë të mirëpritur, por me kusht që mos ta përdorin Shqipërinë si një platformë për operacionet e tyre politike. Mysafirët tanë iranianë e kanë shkelur vazhdimisht këtë marrëveshje.’

Rama thotë se Shqipëria nuk ka synim të jetë në luftë me regjimin iranian dhe se nuk pranon askënd që ka abuzuar me mikpritjen.

Pak ditë më parë në kampin e MEK, policia zhvilloi një kontroll me vendim të gjykatës, por ajo u përball me kundërshtimin e tyre duke shkaktuar të lënduar nga të dyja palët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco