Muja: Borrel nuk përfaqëson vlerat më të larta të BE-së, trazirat u nisën nga paramilitarët serbë

19:47, 30/06/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e orës 19.00 në SYRI TV për të folur mbi situatën e tensionuar në veri të Kosovës ishte deputeti i VV në Mitrovicë, Armend Muja.

Muja është shprehur se Kosova është ajo që ka bërë lëshime ndaj Serbisë edhe pse konflikti është filluar nga paramilitarët e mbështetur nga Vuçiç dhe faktori ndërkombëtar duhet që të mos mbaj anën e Serbisë.

"Kam pak vështirësi të kuptoj logjikën e ndërkombëtarëve duke kërcënuar për masa, dhe nëse do të ndodhte do të ishte sulm ndaj dy parimeve që BE i ka na traktatin e saj që janë demokracia dhe sundimi i ligjit.

Këta do të duhet të ishin sanksione të çmendura, pasi ishin vetë ato që njohën zgjedhjet neveri të vendit. Kosovë ju kërkua që të shty zgjedhjet, e bëri, i thanë të nënshkruante marrëveshjen e Ohrit, e bëi ndërsa Serbia e refuzoi dhe tani përballemi me sanksione nga BE. Kurti ka paralajmëruar masa për de-përshkallëzim të tensioneve dhe para disa ditëve kem pasur sulme me bomba në institucionet në veri dhe nuk mund të kemi ulje të vigjilencës pasi po mbrojmë legjitimitetin e institucioneve.

Kosova i ka marrë të gjitha hapat e nevojshme për të ç’tensiuonuar situatën, ne pajtohemi më BE dhe SHBA sa i përket nevojës për uljen e tensioneve por ne nuk pajtohemi me Borrelin pasi ai nuk përfaqëson vlerat më të larta të fondamentit mbi të cilat qëndron BE dhe mospajtimi është mbi origjinën e problemit pasi sulmi ndaj ushtarëve të KFOR është bërë nga paramilitarët e Vuçiç.

Nevoja për zgjedhje të reja ne pajtohemi për zgjedhje të reja dhe pika tjetër është sa i përket objekteve komunale dhe Kosova është përkushtuar dhe nuk do t’i lirojë ata hapësira sepse është e drejta jonë kushtetuese pasi janë pronë e vendit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco