‘Kurti nuk ra pre e provokimeve’/ Nesho: Tregoi një lider që nuk shitet e as nuk blihet

17:31, 30/06/2023
A+ Aa A-

Diplomati dhe zv.kryetar i Partisë së Lirisë Agim Nësho është shprehur se kryeministri i Kosovës e ka fituar betejën me Serbinë.

Në një lidhje me Skype për edicionin e pasdites me Edvin Parrucën në Syri Tv, Nesho thotë se Kurti nuk iu tremb presioneve e provokimeve të adresuara nga Serbia, dhe dëshmoi së është një lider që nuk shitet dhe as nuk blihet.

“Në këtë situatë duhet të luhet pak edhe diplmatikisht. Kurti e ka fituar këtë betejë. Ai ka treguar që është një lider që nuk shitet dhe nuk blihet. Tashmë ai duhet të luaj lojën diplomatike bashkë me elementet e tjerë.

Jemi para një situate ku edhe ekonomisti sot thoshte që fajin e kanë shqiptarët e Kosovës, saqë edhe fqinjët e tyre dhe shqiptarët e tjerë, si Rama, i kritikojnë. A mendon se ku na kanë futur, për të realizuar një skenarin e tyre që është një skenar i parapregatitur me kohë. 

Unë mendoj që qeveria dhe institucionet e Kosovës duhet të jenë shumë më elastik. Duhet të pranojnë ato gjëra që nuk rrezikojnë, luftën e tyre e bënë. Këtu kemi parasysh se ata janë në avantazh të një gjeje, që Rama dhe Vuçiçi nuk dalin dot nga projektet e tyre serbo-ruse.

Ose duhet t’i realizojnë ato ose ndryshe nuk kanë marrëveshje në Ballkan. Pra, duhet gjetur rruga që ata tregojnë që nuk janë loyal (besnik) sepse ata po luajnë me perëndimin.”

INTERVISTA E PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco