Viti akademik nis më 2 tetor, Kushi: Maturantët do kenë vetëm 2 raunde regjistrimi

Viti akademik nis më 2 tetor, Kushi: Maturantët do kenë vetëm 2 raunde regjistrimi

17:25, 30/06/2023
A+ Aa A-

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka miratuar sot udhëzimin për procedurat e aplikimit dhe regjistrimit në Universitete, ku dhe janë parashikuar disa risi për vitin akademik 2023-2024. Fillimisht është parashikuar ulja e numrit të raundeve të regjistrimit nga 3 në 2.

Po ashtu është njoftuar se viti i ardhshëm akademik do të fillojë më 2 tetor 2023 dhe shkurtimi i një raundi është në funksion të fillimit të procesit të mësimdhënies. Pas raundit të dytë, në programet e studimit ku kanë mbetur kuota të lira pranimi, kandidatët që kanë aplikuar në U-Albania mund të vijojnë të regjistrohen drejtpërdrejtë në IAL deri në plotësimin e gjitha kuotave.

Postimi i Kushit:

Sot miratova Udhëzimin për Procedurat e Aplikimit dhe Regjistrimit në Institucionet e Arsimit të lartë, ku kemi sjellë disa risi për vitin e ardhshëm akademik 2023-2024: Ulja e numrit të raundeve të regjistrimit nga 3 në 2 shkurton kohëzgjatjen e procedurave për aplikim dhe regjistrim në universitete. Viti i ardhshëm akademik do të fillojë më 2 tetor 2023 dhe shkurtimi i një raundi është në funksion të fillimit të procesit të mësimdhënies. Pas raundit të dytë, në programet e studimit ku kanë mbetur kuota të lira pranimi, kandidatët që kanë aplikuar në U-albania mund të vijojnë të regjistrohen drejtpërdrejtë në IAL deri në plotësimin e gjitha kuotave. Procedura të barabarta aplikimi dhe regjistrimi për të gjithë kandidatët me diplomë të huaj të shkollës së mesme, pavarësisht nëse janë shqiptarë apo të huaj. Kandidatët e regjistruar me diplome të huaj kanë detyrim njohjen dhe njehsimin e diplomës brenda datës 30 prill të vitit akademik vijues, për t'u pajisur me numër matrikullimi përpara fillimit të sezonit të dytë të provimeve. Ulja e numrit të dokumenteve të nevojshme lehtëson procedurat për regjistrimin e kandidatëve në IAL.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco