Kadastra në e-Albania, Strazimiri: Tani, për të gjitha maskarallëqet që do ndodhin me pronat, fajin e ka ‘Irani’...!

Kadastra në e-Albania, Strazimiri: Tani, për të gjitha maskarallëqet që do ndodhin me pronat, fajin e ka ‘Irani’...!

14:04, 30/06/2023
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së PD, Gent Strazimiri reagoi pasi deklaratave të kreut të qeverisë shqiptarë Edi Rama për problemet e Kadastrës.

Në një postim në facebook Strazimiri shkruan se, “Të shpallësh si "zgjidhje" për gangrenën e Kadastrës dhe të pronave, përfshirjen e tyre në platformën më vulnerabël e të pasigurte siç është e-Albania, vetëm ky mund ta bëjë...”

Postimi i plotë:

Mirë e ka gjetur këtë, më mirë t'i ketë në dorë Irani tapitë e pronave se veç kjo i kishte mbetur pa marrë ...

Të shpallësh si "zgjidhje" për gangrenën e Kadastrës dhe të pronave, përfshirjen e tyre në platformën më vulnerabël e të pasigurte siç është e-Albania, vetëm ky mund ta bëjë...

Nga sot e mbrapa, për të gjitha maskarallëqet që do vazhdojnë të ndodhin me pronat, fajin e ka "Irani"...!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco