VIDEO/ Grenell: Administrata Biden bëri gabim strategjik me tërheqjen e tyre nga Kosova

21:34, 29/06/2023
A+ Aa A-

I dërguari special i ish-presidentit Donald Trump në Ballkan, Richard Grenell gjatë një interviste në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV deklaroi se administrata e presidenti Joe Biden bëri një gabim strategjik me tërheqjen e saj nga Kosova dhe lënien e udhëheqjes së dialogut europianëve.

‘Si Ukraina dhe Kosova, do të ishin në pozita shumë ndryshe nëse president do të ishte Donald Trump. Një prej pikave të marrëveshjes ishte se do të merrej 1 vit nga koha kur u nënshkrua marrëveshje nuk do të kishte fushatë për njohje të reja apo tërheqje njohjesh.

Kjo gjë do të bëhej me qëllim që të rritej ekonomia. 

Fatkeqësisht pozita e administratës Biden, ishte që amerikanët të tërhiqeshin pas dhe europianët do të ishin udhëheqës të dialogut Kosovë-Serbi. Mendoj se ky ishte një gabim strategjik. Kemi parë trupa të NATO-s, që duheshin shtuar në Kosovë. Kur isha unë i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi, unë hodha idenë që trupat e NATO-s të pakësoheshin dhe arsyeja ishte sepse po bënim progres të madh ekonomik, dhe bizneset që po vonin nga e gjithë bota në Shqipëri, Kosovë, Serbi dhe rajon të mos kishin idenë e një konflikti të mundshëm.

Kompanitë perëndimore nuk vijnë nëse mendojnë se kanë probleme me sigurinë. Kur ke trupa të NATO-s brenda, është një mesazh i tmerrshëm për biznesin se vendi dhe rajoni nuk është i sigurtë për biznes.

Gjithë fokusi i administratës Trump ishte sjellja e vendeve të punës në rajon’, tha Richard Grenell në SYRI TV.

INTERVISTA E PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco