VIDEO/ Grenell: Nëse Trump do ishte president, nuk do të kishim këtë situatë në Kosovë

20:56, 29/06/2023
A+ Aa A-

I dërguari special i ish-presidentit Donald Trump në Ballkan, Richard Grenell gjatë një interviste në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV ka treguar se kush ndikoi në lirimin e 3 policëve të Kosovës nga Serbia.

Gjatë intervistës me moderatorin Çim Peka, Grenell u shpreh se, nëse Donald Trump do të ishte president i SHBA-së, sot nuk do të kishim këtë situatë në Kosovë.

‘Jam përpjekur të ndihmoj. Shkova në veriun e Kosovës për të folur me serbët në këtë zonë. Shumë zyrtarëve europianë u është thënë që të mos shkonin se është e rrezikshme. Në fakt ata ishin të uritur për të folur me dikë, dhe kërkonin që të dëgjoheshin.

Duhet të pyesim drejtuesit aktual serbë për të vërtetuar se kush ka ndikuar dhe zërin e kujt dëgjuan. Unë kam prirjen të besoj se kishte një shumëllojshmëri njerëzish që ishin të gatshëm ta bënin këtë. Besoj se udhëheqësia amerikane është shumë e rëndësishme dhe nuk duhet të ua kalojmë këtë gjë europianëve dhe të presim që ata të dalim me një zgjidhje. Ne e dimë se çfarë kanë bërë gjatë 3 viteve të fundit.

Besimi im është se nuk do ta kishim këtë situatë nëse Donald Trump do të ishte në detyrë dhe arsyeja për këtë është se nëse Trump do të ishte president, do të kishim udhëheqësi amerikane që të vazhdonte ta shtynte Kosovën dhe Serbinë drejt normalizimit ekonomik.

Politika tani është që të jetë europianët në udhëheqjen e këtij procesi dhe unë nuk mendoj se është një politikë e mirë’, tha Richard Grenell në SYRI TV.

INTERVISTA E PLOTE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco