U largua papritur nga Shqipëria/ Reagon Ambasada e BE-së: Ja pse u largua ambasadorja Christiane Hohmann

U largua papritur nga Shqipëria/ Reagon Ambasada e BE-së: Ja pse u largua ambasadorja Christiane Hohmann

18:51, 29/06/2023
A+ Aa A-

Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann mësohet se do të largohet nga vendi ynë pas vetëm një viti këtë detyrë.

Delegacioni i BE ka sqaruar se Hohmann do të rikthehet në Shërbimin e Jashtëm Gjerman nga 1 shtatori 2023 për detyrën e saj të ardhshme të lartë.

Sipas informacioneve mendohet se Hohmann do të shkojë ambasadore e Gjermanisë në Irak.

“Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann do të rikthehet në Shërbimin e Jashtëm Gjerman nga 1 shtatori 2023 për detyrën e saj të ardhshme të lartë. Për pyetje të mëtejshme mbi procesin e emërimit të Ambasadorit të ri të BE-së në Shqipëri, ju lutemi kontaktoni Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Evropian në Bruksel”, thuhet në reagim.

Para se të niste detyrën në Shqipëri, në gusht 2022, Christiane Hohmann ishte ambasadore e Gjermanisë në Estoni.

Më parë, ajo ka shërbyer si ambasadore e Berlinit në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 2016-2019.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco