Spaho i drejtohet analistit: E pranove që babanë e ke pasur eksponent të Sigurimit të Shtetit!

Spaho i drejtohet analistit: E pranove që babanë e ke pasur eksponent të Sigurimit të Shtetit!

17:28, 29/06/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho, ka zhvilluar një replikë të ashpër me analistin Ilir Demalia, i cili e ka akuzuar për lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit dhe ka bërë aludime të ulëta për të ndotur figurën e tij.

Edmond Spaho e ka përforcuar replikën e tij kundër Demalias, edhe me një vërtetim për pastërtinë e figurës së vet, që e ka marrë nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Njëherësh, duke e lexuar me kujdes Demalian, Spaho ka nxjerrë edhe provën tjetër ndaj personit që ka marrë përsipër rolin e akuzuesit: “E pranove që babanë e ke pasur eksponent të Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Brendshme”, ia përplas Spaho.

Në fakt, vetë Ilir Demalia, në vazhdën e sulmeve ndaj deputetit Spaho pohon: “ Unë kurrë nuk kam mohuar apo fshehur së ç'punë ka bërë im atë pra, në Ministrinë e Brëndshme pas studimeve që kreu në Lenigrad, sot ST Petesburg për kundërzbulim, as kur dha dorëheqje për "arsye shëndetësore" në vitin 1971. “

Në mesazhin e tij publik, Edmond Spaho  nuk ka lënë pa nxjerrë në pah edhe një dorë të fshehur pas sulmeve të Ilir Demalias, pikërisht botuesin e Temës, Mero Bazen,  një ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në kohën e PPSH i njohur botërisht me pseudonimin “Çorapja”. Ndaj, Spaho, e ka mbyllur mesazhin e tij me këto fjalë: “Të fala atij që babai yt e thërriste Çorapja dhe i thuaj ta botojë edhe përgjigjen time, meqënëse e filloi vetë këtë punë.”

REAGIMI I PLOTË I EDMONS SPAHOS NDAJ ILIR DEMALIAJT, TË CILIT I DREJTOHET EM NOFKËN “SYÇI”

Faleminderit Syçi për përgjigjen! Faleminderit o "demokrat" i orëve të para që para se të bëheshe i tillë, ishe oturak i komunizmit, familjarisht.

Së paku pranove që babanë e ke pasur eksponent të Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Brendshme.

A ka marre apo jo njeri në qafë ai, unë nuk e di, por vendi i punës ishte që të merrje njerëz në qafë, pasi ishe syri dhe veshi i Partisë. Po të mos merrje njerez në qafë, kur punoje në Sigurim, të hiqnin qafe Syçi

Syçi mos u hiq si i përndjekur, sepse më vjen të vjell zorrët e barkut. Në Kinostudio të çoi posti i babait, ti as universitet nuk ke mbaruar, je me shkollë të mesme. Le pastaj, kur një gomar si ti, hiqeshe si “artist bohem” bulevardit të Tiranes.

Një gjë nuk kam kuptuar, pse në Kinostudio të thërrisnin Syçi, apo edhe ti ishe syri i ndokujt atje? Dardha nën dardhë bie Syçi.

Ore ditëzi, a ke mbaruar në Amerikë ndonjë shkollë, sepse na hiqesh si analist? Po të kishe ndenjur në Shqipëri do të kishe mbaruar nja 2-3 Kristale, megjithëse në moshë të vonë.

Syçi, nuk është turp të vish nga baltat e Devollit. Edhe Dritëroi nga ato balta doli, por i ka qarë vargjet për baltën e Devollit.

Ajo që më shqetësoi në citimin tënd ishte kuptimi që i kishe dhënë baltës së Devollit. Dukej sikur thoshe një copë "katunar muti" nga kooperativat e Devollit, i jep mend "artistit bohem”, “tironcit” 24 karat të viteve '80. Artisti i leshit, siç thoshte një miku im kur i vinte në majë të hundës.

Por edhe në këtë rast gabon Syçi, sepse unë kam lindur në Tirane, (nuk e zgjodha unë), gjimnazin e kam bërë tek “Qemal Stafa”, universitetin tek Ekonomiku, 10-tsh absolut siç thuhej në atë kohë. Më vonë u shkollova edhe në Amerikën tënde. Por nuk kam turp të them jam devolli, përkundrazi e kam nder.

Ti Syçi, "artist bohem" dhe "tironc" duhet ta kesh origjinën nga Zona e Parë Operative, sepse Sigurimi vetëm nga ajo zone merrte.

Syçi te kujtohet bulevardi? Kë nuk mblidhte ne ato kohe. Saçin qe hante dy buke dyzetçe dhe urinonte poshte ures se Lanes nen brohoritjet e kryeministrit te sotem, Syçin e Kinostudios, Edin e Dinamos. Kryesisht te rrjedhur nga trute dhe sigurimsa. Le kur shisje dengla per takimet qe benje me Kadarene dhe rakine qe pije me Driteroin. Pika te rente o oturak! Te tere tallnim menderen me ty.

Syçi me bere thirrje te shkoj tek Autoriteti i Dosjeve dhe te marr vertetimin ne se ma mban b..tha. E kam publikuar disa here por per hatrin tend po ta publikoj edhe nje here. Lexoje o "intelektual" qe ngarkoje dhe shkarkoje derrasat ne Kinostudio. Jeni mbledhur ca surreter si ti qe na mbitë ne ekrane dhe po marrosni nje popull te tere.

Tani do ta mbyll Syçi. I kerkoj ndjese publikut per fjalet qe perdora ne postimin e pare per ty. E mendova shume por ishte e vetmja menyre per te te pershkruar, banal por i vertete.

Të fala atij që babai yt e thërriste Çorapja dhe i thuaj ta botoje edhe pergjigjen time meqenese e filloi vete kete pune."

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco