Eurodeputeti austriak, kritika Lajçakut: Na bëtë ta mbrojmë agresorin e ta sulmojmë viktimën

Eurodeputeti austriak, kritika Lajçakut: Na bëtë ta mbrojmë agresorin e ta sulmojmë viktimën

07:55, 28/06/2023
A+ Aa A-

Eurodeputeti austriak Thomas Waitz sulmon ashpër të dërguarin e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor Miroslav Lajčak në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian.

Pikëpyetje kritike për njëanshmërinë e tij të dukshme pro Serbisë dhe për dëmin që i ka bërë besueshmërisë së dialogut të udhëhequr nga BE që kur ai mori detyrën më 2020.

Lajčak duhet të japë dorëheqjen.

“Si mund ta konsideroni ju si sukses një marrëveshje që nuk është nënshkruar nga të dyja palët? Ku shihni vërtet ndonjë sukses në punën tuaj të katër viteve të fundit? Dhe ju, edhe në prezantimin tuaj tani, vutë në dukje... Më mirë po citoj një fjali në fillim: ‘Unë e përkraha plotësisht vlerësimin se lëvizja e Kryeministrit Kurti me kryebashkiakët e zgjedhur shqiptarë ishte provokim dhe gabim politik’.

Kjo është shumë zhgënjyese sepse është kaq e papritur, sepse zakonisht pala kosovare luan anën e mirë të historisë, ndërsa të gjitha agresionet nga pala serbe janë lënë jashtë vlerësimit të kësaj situate. Në komunikimin tonë duket realisht sikur agresioni erdhi nga pala kosovare, në një kohë që ishte e organizuar nga serbët, edhe me mercenarë nga Serbia që erdhën e sulmuan ushtarët e KFOR-it. Dhunuesi është gjithmonë dhunuesi! Nuk mund të thuash ‘më provokuan, prandaj kisha të drejta të sulmoja e të dhunoja ushtarët e KFOR-it’. Kështu që ju dhatë një përshtypje shumë të keqe me mbrojtjen e autorëve e duke sulmuar viktimat e agresionit, edhe pse disa nga lëvizjet politike ishin fatkeqësisht të gabuara. Unë e mbështes këtë vlerësim. Kjo minon realisht kredibilitetin tonë në të gjithë rajonin. Dhe, nuk e di, ju rreshtuat edhe gjithë kërkesat për ato që duhet të bëjë Kosova. Dhe pastaj thatë: Edhe serbët duhet të japin prova. Nuk përmendët as edhe një pikë të vetme se për çfarë duhet të japin prova. Dhe, për të gjitha vlerësimet për orientimin rus të Serbisë, agresionin e vazhdueshëm. Dhe çfarë sinjali mendoni se u jepni qindra mijëra njerëzve që më në fund krijuan opozitë në rrugë kundër regjimit të Vuçiçit? A nuk po i dekurajoni me atë që bëni? Unë personalisht do t’ju pyesja se në çfarë pike reflektoni nëse roli juaj ka ndihmuar vërtet për ndonjë gjë?”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco