SYRI TV/ Kërkesa e Ramës për konferencë ndërkombëtare, Berisha: Rama vasal i Vuçiç

11:56, 27/06/2023
A+ Aa A-

Kërkesa e Edi Ramës për konferencë ndërkombëtare për Kosovën dëshmon se ai është në shërbim të Aleksandër Vuçiç. Kështu deklaroi  kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i cili solli në vëmendje se një kërkesë e tillë është artikuluar më herët nga Beogradi, dhe ka si qëllim përfshirjen e Rusisë për zgjidhjen e krizës Kosovë-Serbi. Berisha theksoi se pas ndërhyrjeve të Ramës, qëndron projekti për ndarjen e Kosovës, si dhe superkandali “Mcgonigal”.

SYRI TV

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se kërkesa e Edi Ramës për konferencë ndërkombëtare të Kosovës, tregon se ai është vënë në shërbim të Aleksandër Vuçiç, pasi një gjë e tillë është artikuluar më herët nga Beogradi. Sipas liderit demokrat Serbia e ka kërkuar tryzën ndërkombëtare që në vitin 2018,  nëpërmjet Daçiç ndërsa është përsëritur në vonë nga vetë Vuçiç, dhe ka si qëllim përfshirjen e Rusisë krahas fuqive perëndimore, në zgjidhjen e krizës Kosovë- Serbi, përfshirje të cilën e ka kërkuar po publikisht edhe Kremlini.

Kjo kërkesë e Beogradit vinte pas kërkesave të përsëritura të Sergei Lavrov që Rusia duhet të thirret të marrë pjesë në dialogun e Kosovës me Serbinë, të lehtësuar nga BE. Kështu Rama nuk po bën gjë tjetër veçse në shërbim të Vuçiç, po qarkullon një tezë të padronit të tij në Beograd. Rama për të ndihmuar Vuçiçin, me thirrjen e konferencës ndërkombëtare krahason të pakrahasueshmet. Sipas tij konferenca duhet thirrur mbasi marrëveshja nuk po ecën sepse të dy Kurti dhe Vuçiç kanë probleme të brendshme. Ky është trillim i rradhës, bajat i Ramës përsëri për të lehtësuar Vuçiçin.

Sipas Berishës një krahasim i tillë mes dy liderve nuk mund të bëhet, pasi Kurti nuk ka asnjë problem të brendshëm të ngjashëm me ato të Vuçiç. Berisha theksoi se pas ndërhyrjes së Ramës në punët e brenshme të Kosovës, qëndron superkkandali ‘Mcgonigal’, ndërsa shtoi se ky angazhim i kreut të qeverisë veçse e përkeqëson situatën e tensionuar.

Siguroj komunitetin ndërkombëtar se angazhimi i Edi Ramës në çështjet e dialogut Kosovë-Serbi, jo vetëm nuk ndihmon, por e dëmton atë. Kjo sepse Rama është i njohur tashmë si argat i Vuçiçit. Pas ndërhyrjeve brutale të Edi Ramës në punet e brendshme të Kosovës qëndron: së pari projekti i ndarjes së Kosovës me serbomadhin Vuçiç dhe, së dyti problemi i tij i tmerrshëm në superskandalin ‘McGonigal’, për të cilin Rama është në hetim të hapur penal në Gjykatën e Washingtonit, sepse ka korruptuar gjatë kohës që ishte në detyrë shefin e kundërzbulimit të FBI për New York dhe ka angazhuar atë kundër opozitës shqiptare për forcimin e pushtetit të tij’, u shpreh Berisha.

Sipas liderit demokrat Vuçiç nuk firmos marrëveshjen e Ohrit sepse nuk e lejon Rusia, të cilën Rama kërkon të ulet në sofër nëpërmjet konferencës ndërkombëtare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco