Drejtësia e komanduar politikisht/ Kapet në flagrancë Majlinda Bufi, arrestohet Fredi Beleri

11:15, 27/06/2023
A+ Aa A-

Një tjetër standard i dyfishtë i drejtësisë së re të komanduar politikisht nga Edi Rama del në pah para dhe pas zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Sa absurd aq edhe kriminal është fakti se për kryebashkiaken e Rroskovecit, Majlinda Bufin ka prova për korrupsion, madje deri edhe tentativë për të korruptuar gazetaren e SYRI-t të emisionit “Piranjat” dhe drejtësia e re nuk ka vepruar, madje as nuk ka lëvizur nga vendi përballë provave të publikuara në media.

Pra sipas postulateve të drejtësisë, ‘një drejtësi e vonuar është një drejtësi e mohuar’, por në këtë rast, ky postulat nuk është për drejtësinë tonë.

Bufi vijon të shijojë postin e kryebashkiakes pas denoncimit publik me fakte por edhe pas zgjedhjeve të tjetërsuara të 14 majit.

Shkeljet e Majlinda Bufit:

Shpërdorim detyre, shantazh punonjësve, korruptim i gazetares, tjetërsim i rezultatit të zgjedhjeve etj. Ka dhe një rast rrahje nga vetë drejtori po në atë bashki, të një punonjësi të ujësjellësit që refuzoi të garantojë me formular votat e familjarëve.

Majlinda i ka kryer shkeljet të gjitha me zë e figurë në zyrë të shtetit dhe në detyrë si kryebashkiake.

Vetëm duke parë këtë prova edhe dikush që s’ka njohuri juridike mjaftueshëm e di se Bufi meriton minimalisht 12 vjet burg.

VIDEO/ Majlinda Bufi urdhëron punonjësin të mos guxojë të votojë! SPAK-u fle!

Ndërkohë, për kryebashkiakun e ri të Himarës të zgjedhur në 14 maj, Fredi Belerin, drejtësia nuk ka prova për arrestimin, por sërish pengon procesin e betimit të tij për marrjen e mandatit.

Bile as arrestimi në flagrancë i Belerit nuk është mbi prova, por mbi urdhër politik të Edi Ramës nga studiot televizive.

Gjithashtu ka reagime edhe nga ndërkombëtarët për lejimin e Fredi Bejlerit për t’u betuar dhe drejtësia të avancojë me hetimet, por as kjo nuk e bindi gjykatën.

Në këtë rast, pyetja 1 milion dollarëshe e shqiptarëve është: Pse ndaj Majlinda Bufit drejtësia nuk vepron njëlloj si ndaj Fredi Belerit?

Në një letër nga qelia, Beleri shprehet se pavarësisht se ka kërkuar leje, ajo i është refuzuar. Beleri thekson se pas sulmit nga Edi Rama, sot është penguar të marrë detyrën duke tjetërsuar për momentin rezultatin e zgjedhjeve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco