VIDEO/ Majlinda Bufi urdhëron punonjësin të mos guxojë të votojë! SPAK-u fle!

Veç sanitares, kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi ka shantazhuar edhe një tjetër qytetar duke e kërcënuar që të mos shkojë të votojë në zgjedhjet 14 majit, pasi është deklaruar si mbështetës i kandidatit të opozitës. Bufi i bën presion qytetarit me faktin se bashkia i ka rikonstruktuar shtëpinë, e tani ai i është borxhli e s'duhet të shkojë të votojë për opozitën.

SYRI TV

Një tjetër audiopërgjim është publikuar nga emisionit “Piranajt”, i cili tregon se si kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, kërcënon qytetarët që mos të shkojë të votojë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në materialin e publikuar në rrjetet sociale, Bufi shantazhon qytetarin duke i privuar të drejtën e votës, pasi ajo e ka ndihmuar ndërsa ai deklaron publikisht mbështetjen për kandidatin e opozitës.

Majlinda Bufi i tregon qytetarit se si e ka intimiduar edhe në rrjetet sociale, pasi ky ka dalë foto me përfaqësues të opozitës. 

Kjo është e disata herë që media denoncon kërcënimet që kryetarja e bashkisë, Majlinda Bufi iu bën qytetarëve të Roskovecit.

LEXO EDHE

‘Mos guxo të votosh’/ Publikohet audiopërgjimi tjetër skandaloz i kryebashkiakes së Roskovecit

SYRI TV/ Kërcënoi sanitaren pse mori pjesë në mitingun e Berishës, Majlinda Bufi tenton mohimin e fakteve