Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dumani për Berishën: Nuk po e hetoj unë

Peka: Është fare e qartë pse u arrestuan dhe kush i liroi policët e Kosovës!

21:20, 26/06/2023
A+ Aa A-

“Kush i arrestoi dhe kush i liroi, policët kosovarë?!”- Kjo ishte pyetja që shtroi për debat, analisti Çim Peka, në emisionin e tij “Çim Peka LIVE” mbrëmjen e së  hënës në SYRI TV.

Vetë Peka e kishte të qartë përgjigjen e kësaj pyetjeje, të cilën e dha vetëm pasi përjashtoi të dyshuarit e tjerë.

“Pasi u arrestuan në tokën e Kosovës dhe u mbajtën në mënyrë të jashtëligjshme prej dy javësh tre policë të Republikës së Kosovës në burgjet e Serbisë, sot ka një garë të madhe ndërkombëtare, pse jo dhe nga disa idiotë në Tiranë, se kush i liroi, - nënvizoi Çim Peka në nisje të emisionit, para se të prezantonte të ftuarit.

“Idiotët e Tiranës, - tha ai, - që janë me emër dhe mbiemër, ish-zëvendësministrat e Edi Ramës, të cilët dje në fakt u thoshin të gjithë diplomatëve perëndimorë se “ishte shumë e thjeshtë ajo që ka ndodhur në Rusi, vetëm ju s’e kuptoni - ne të Ramës e kuptojmë”, deklaronin se i liroi Edi Rama!!!

Ndërkohë hungarezët dhe Ministri i Jashtëm hungarez e morën meritën për vete se i liroi Orban, miqësia e tij me presidentin serb Vuçiç!!!

Tirana zyrtare dhe opozita e Tiranës ka falënderuar qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me argumentin se ata ndikuan me presion për t’i liruar, ndaj presidentit serb Aleksandër  Vuçiç.

Në fakt e gjitha duket se është një detyrim mirënjohjeje, por ata i arrestoi dhe i liroi as më shumë dhe as më pak, Aleksandër Vuçiç me të vetmin qëllim, për të thënë se unë e bëra lëshimin, tani “topi” është në fushën e Albin Kurtit! - gjykoi Çim Peka për të vazhduar më tej.

"Ky ka qenë thelbi i gjithçkaje, kjo gjë është parashikuar nga shumë analistë të cilët janë më këmbë në tokë dhe nuk janë pas Edi Ramës edhe prej dy javësh, që nga momenti që ata u arrestuan.

Për të diskutuar pse u arrestuan dhe kush i liroi (në fakt konkluzioni është fare i qartë) - tha analisti -  kam të ftuar ish-Zv.kryeministrin dhe ish-Ministrin e Jashtëm Tritan Shehu, aktualisht deputet i opozitës; Sokol Shametin në studio dhe Gazmend Saitin, redaktor i Syri TV nga Prizreni. Ndërsa, në Skype, Sylë Ukshinin, ish-ambasador i Kosovës në Shqipëri e në Zvicër dhe studiuesin, publicistin dhe analistin e njohur, Nexhmedin Spahiu nga Mitrovica".

Ndiqeni më mirë të plotë debatin në vazhdim në studion e emisionit "Çim Peka LIVE"/ar.sh/SYRI.NET 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco