Elda Hoti i drejtohet Dumanit: Përse me Berishën veproni ndryshe, e me mazhorancën ndryshe

Elda Hoti i drejtohet Dumanit: Përse me Berishën veproni ndryshe, e me mazhorancën ndryshe

17:17, 22/05/2024
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demorkatike, Elda Hoti në fjalën e saj në Komisionin e Ligjeve ika drejtuara disa pyetje drejtuesi të SPAK, Altin Dumanit në lidhje me vendimet anti-ligjore ndaj liderit të opozitës Sali Berisha.

Hoti ka kërkuar dhe shpjegime nëse nga dosja Metamorfoza 1 dhe 2  ka ndonjë hetim që lidhte me krimet zgjedhore.

"1. Përse ju rëndua masa e sigurimit z. Berisha kur ju nuk kërkuat herën e parë autorizim nga Kuvendi?

2. ⁠Për votimin e reformës në drejtësi, pati deputet socialist që edhe pse në masë arrest në shtëpi u lejuan të shkojnë në Kuvend dhe të votojnë. Përse refuzuat kërkesën e z. Berisha për të marrë pjesë në seancat parlamentare dhe për të ushtruar detyrën si ligjvënës dhe si lider i opozitës?

Sepse shohim se për z.Berisha shkelet kushtetuta dhe ligjet e vendit, ndërsa për deputetet socialist në të shkuarën janë përdorur standarte të tjera.

3. ⁠Cila është vepra penale që ka kryer z. Berisha? Çfarë pasoje apo dëmi ekonomik apo çfarëdolloj tjetër ka shkaktuar z. Berisha në rastin konkret me veprimet apo mosveprimet e tij?

4. ⁠A jeni në dijeni për ndalimin nga Greqia të ndalimit te hyrjes së zonjës Irena Gjoka në zonën Shengen, për mosdeklarimin e këtij fakti në formularin e vetëdeklarimit dhe a mendoni se ajo mund të vazhdojë të qëndroje në sistem?

Ju keni deklaruar se ka në raste të caktuara sidomos ato të krimit të organizuar nuk bashkëpunojmë dot me policinë e shtetit se janë të lidhura me krimin deri në nivele të larta. Se janë këto drejtues të policisë së shtetit që janë vendosur politikisht dhe ka patur kategori te imponuar nga kjo mazhorancë për të bashkëpunuar me krimin për të bërë presion qytetarëve dhe për të ndikuar në krimin zgjedhor.

A po hetohen për krim zgjedhor Metamorfoza 1-2?"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco