Lirimi i tre policëve të Kosovës, Tritan Shehu: Nuk kishte akuza ndaj tyre, vendimi pas presionit të ndërkombëtarëve

Lirimi i tre policëve të Kosovës, Tritan Shehu: Nuk kishte akuza ndaj tyre, vendimi pas presionit të ndërkombëtarëve

15:10, 26/06/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD Tritan Shehu i ftuar këtë mesditë në rubrikën “Opinion’ në News24, ka komentuar lirimin e tre policëve të Kosovës që u mbajtën në paraburgim në Serbi.

“Nëse do të kishte akuza për policët, nuk do të ishin liruar. Ata u kapën kundër çdo parimi, dhe si i tillë duke mos pasur më argumente dhe elemente për të mbrojtur atë që bënë, u detyruan t’i lironin, në bazë të presionit të madh ndërkombëtarë”, tha ai.

Pjesë nga intervista:

Duket sikur ndaj Serbisë nuk ka një qortim?

-Është e vërtetë! Duhej kritikuar agresori, që këtu ishte Serbia, ajo ka kohë që tenton të mbajë nën tension ato zona. Padyshim që dhe qeveria e Kosovës, duhet të jenë me bashkëpunuese me ndërkombëtarët.

Zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë është dialogu, por Vuçiçi nuk pranoi.

Situata bë Rusi, ishte surprizë grushti i shtetit?

-Wanger është një grup kriminelësh të nxjerrë nga burgu, ku ka edhe shumë serbë të cilët kanë marrë pjesë dhe në trazirat që janë bërë në veri të Kosovës tani. S’ka pse të ankohet qeveria dhe Putini për ta, sepse është krijesa e tyre, dhe këta kriminelë të grumbulluar bashkë mund të bëjnë çdo gjë. Por ai gusht ishte komik dhe për mua mban erë teatrale. Për t’i treguar botës perëndimore që ‘nuk është Putini i keqi, por këta’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco