Drejtuesi i policisë i akuzuar për kanabisin, Spahia: Kushe, lidhja kryesore e PS me bandat kriminale për blerjen e votës

Drejtuesi i policisë i akuzuar për kanabisin, Spahia: Kushe, lidhja kryesore e PS me bandat kriminale për blerjen e votës

14:58, 26/06/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Shkodrën Bardh Spahia ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebok pas procedimit të zëvendës drejtorit të policisë së Shkodrës i akuzuar si i përfshirë në kultivimin e kanabisit.

“Hajri Kushe njihet në Shkodër si lidhja kryesore e PS dhe qeverisë me bandat kriminale për blerjen e votës dhe intimidimin e mbështetësve të opozitës”, shkruan Spahia.

Postimi i plotë:

Zëvendësdrejtori i Policisë së Shkodrës i përfshirë në kultivimin e kanabisit, është njëri prej aktorëve kryesor të Edi Ramës në tjetërsimin e votës. Bashkëpunimi në mbjelljen e kanabisit është vetëm njëra anë e medaljes.

Hajri Kushe njihet në Shkodër si lidhja kryesore e PS dhe qeverisë me bandat kriminale për blerjen e votës dhe intimidimin e mbështetësve të opozitës. Si një nga personat kryesorë të fushatës kriminale "elektorale" të PS në Shkodër, shumë shpejt do të shohim se ligji do të jetë i pafuqishëm kundër tij.

Gjithashtu do presim të shohim nëse ligji do të veprojë mbi të gjithë rrjetin shtetëror e kriminal dhe personazhet e përfshira në masakrën më të madhe elektorale kundër demokracisë në Shkodër e Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco