Anglishtja lë pas shqipen në rezultatet e provimeve të maturës, Kuçana: Nuk kanë shpresë ne vendin e tyre

13:43, 26/06/2023
A+ Aa A-

Ministria e Arsimit ka publikuar notat për provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për Maturën 2023.

Këtë vit, 440 nxënës kanë rezultuar mbetës ndërsa vetëm 15 kanë mundur të marrin notën 10.

Pak ditë më parë, janë publikuar edhe rezultatet e provimit të anglishtes, që mesa duket është pika e fortë për maturantët.

1043 maturantë kanë marrë notën 4.00,  ndërsa 384 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00.

Ilirjana Kuçana pedagoge e ftuar në ''Kafe Shqeto'' në Syri Tv, u shpreh se këto rezultate janë pasojë e faktit se të rinjtë ndjehen të pashpresë në vendin e tyre dhe synimi i tyre mbetet gjithmonë kalimi i kufinjve.

Gjuha amtare, e cila është gjuha shqipe, duhet të ishte prioritet dhe për kaq kohë sa maturantët nuk kanë interes për gjuhën shqipe, por kanë interes për anglishten sepse mendojnë të dalin mirë, të mësojnë anglishten dhe të largohen nga Shqipëria. Kjo, pasi nuk kanë  shpresë  për të ardhmen në këtë vend. Sepse siç e shikoni çdo ditë arsimi degradohet, shpresë nuk ka, motivim nuk ka .

Një dhe dy, mendojnë që ''ne do ikim'', pra, nuk ka më asnjë lloj motivimi dhe shprese .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco