Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

‘Shfarosja e blegtorisë e provokuar’, Meta: Vetëm një qeverisje patriote dhe e përkushtuar e ndal këtë rrënim!

‘Shfarosja e blegtorisë e provokuar’, Meta: Vetëm një qeverisje patriote dhe e përkushtuar e ndal këtë rrënim!

15:06, 24/06/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me alarmin që tregonin shifrat e Instat, për ‘shfarosjen’ e blegtorisë.

Në një reagim në ‘Facebook’ Meta theksoi se kjo që po ndodh në vendin tonë është pasqyrë e braktisjes së fshatit. Mes të tjerash, Meta shton se “Nga rreth gjysmë milion krerë lopë para katër vitesh sot kanë mbetur më pak se gjysma, që sipas INSTAT po firon dhe kjo çdo vit me rreth 10%.”.

REAGIMI I METËS

Shfarosja e blegtorisë në 4 vitet e fundit është një rekord i pashembullt në rajon dhe Europë dhe pasqyrë e saj është braktisja e fshatit dhe shpopullimi i tij. Kjo është pasojë e mbylljes së fermave, stallave, staneve, baxhove, mosmbështetjes së fermerëve dhe “shtrydhjes” së prodhimit vendas me zgjedhën tatimore më mizore në kontinent, që po i shkaktohet një vendi dhe një populli tradicionalisht dhe historikisht të lidhur me blegtorinë. Nga rreth gjysmë milion krerë lopë para katër vitesh sot kanë mbetur më pak se gjysma, që sipas INSTAT po firon dhe kjo çdo vit me rreth 10%. Një litër qumësht në Shqipëri, vendin më të varfër të Europës, shitet më shtrenjtë se në Gjermani, Francë dhe Itali, dhe 12% më shtrenjtë se mesatarja europiane.

Ndërkohë që 18% e buxhetit të BE shkon vetëm për blegtorinë, as 1% e buxhetit tonë nuk shkon për bagëtitë dhe prodhimin e tyre.

Prandaj qumështi te ne rrjedh vetëm në një drejtim nga jashtë brenda. Me çmime të fryra përtej çdo logjike financiare dhe ekonomike për të pasuruar korporatat dhe kompanitë importuese dhe varfëruar prodhuesin vendas dhe qytetarin konsumator. Është e shkaktuar dhe e provokuar!

Vetëm një qeverisje patriote dhe e përkushtuar e ndal këtë rrënim!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco