Ish-ministri i Punëve të Brendshme: Grupeve kriminale do t’iu ngushtohet rrethi

Ish-ministri i Punëve të Brendshme: Grupeve kriminale do t’iu ngushtohet rrethi

08:02, 24/06/2023
A+ Aa A-

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, ka folur për situatën në veri të vendit, ku tha se policia dhe institucionet e sigurisë deri më tani e kanë bërë punën në mënyrë perfekte.

Shkodra tha se situata e sigurisë në veri po sfidohet nga institucionet paralele të cilat sipas tij, janë mirë të organizuara e me komandë nga Beogradi.

“Vazhdimisht institucionet e sigurisë i kanë pasur informacionet e duhura, të mjaftueshme se si operojnë grupet kriminale dhe si ato e mbajnë situatën e tensionuar dhe e mbajnë një lloj kontrolli brenda një perimetri të caktuar, duke përfshirë urën e Ibrit deri në zonat më të thella në kufirin me Serbinë”, tha Shkorda në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Ai tha pjesë e grupeve kriminale ka edhe ish-policë të Kosovës, të cilët sipas tij, kanë qenë të fshehur nën petkun e uniformës së Policisë së Kosovës.

“Edhe në të kaluarën ka pasur një numër i madh i ish-pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që kanë qenë të fshehur nën petkun e policisë sonë, por kanë bashkëpunuar me ato grupe, kanë dhënë operacione të cilat shpesh kanë bërë që të dekonspirohen aksionet e Policisë së Kosovës, por mendoj që me një aktivitet sistematik të policisë së vendit, shpejt do t’iu ngushtohet rrethi të njëjtëve”, tha ai.

Ndërsa, për sa i përket misionit të KFOR-it, Shkodra tha se është çudi e madhe se “si është toleruar ajo dhunë ndaj tyre nga huliganë e grupe kriminale serbe dhe të njëjtit kanë heshtur përballë gjithë asaj dhune”.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco