Paralajmëron deputeti: Kam fakte se Basha po konkuron me Spiropalin për t’u bërë ministër i Ramës!

Paralajmëron deputeti: Kam fakte se Basha po konkuron me Spiropalin për t’u bërë ministër i Ramës!

20:49, 23/06/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, deklaroi sot se aksioni politik që po prodhon Lulzim Basha, i shërben në mënyrë të drejtpërdrejtë Qeverisë, i shërben në mënyrë të drejtpërdrejtë Edi Ramës dhe qëndrimet publike janë më shumë kundër opozitës sesa kundër Qeverisë”.

Salianji shkoi më tej akoma gjatë një interviste në një media kombëtare, duke bërë një parashikim të guximshëm për synimet e Bashës, nisur nga përvoja vetiake relativisht e gjatë në politikë: “Duket se ka një tentativë për t’u bashkuar me Qeverinë apo për të konkurruar, ku di unë... me znj. Spiropali apo kush është aty në Qeveri, për t’u bërë ministër i Ramës! Kaq, kjo është e dukshme!”- tha ai.

“Partia e vulës” – shpjegoi deputeti i PD-së, -  nuk ka interes për të pasur shumicën e grupit të deputetëve. Duket qartë që Basha do të tentojë të krijojë një grup parlamentar me shtatë veta të një partie që është proqeveritare për të tentuar në zgjedhjet e tjera apo për t’i shërbyer me ndonjë votë, kur t’i duhet Edi Ramës.

Pra, kjo ka për të ndodhur dhe besoj që dialektika politike do të çojë që e gjithë pjesa tjetër e deputetëve do të bashkohen me shumicën.

Unë do ta respektoja nëse ka ambicie, ka qenë në politikë e të bënte një parti të re, të vazhdonte etj. etj. Një politikan që bën çdo përpjekje për t’u ngjitur pas karriges, që ka dështuar në të gjitha çfarë ka të bëje me aksionet politike në 10 vite që ka drejtuar partinë më të madhe, që pavarësisht se ka përfunduar me një grusht njerëzish, thotë që “unë do të mund Edi Ramën”!

Këto janë për të qeshur! Një njeri që i ka bashkuar, jo vetëm i ka bashkuar po ka hyrë në qeveri me Edi Ramën dhe ka pasur synim të jetë ministër apo të emërojë ministra me Ramën.

Kur jemi në këto kushte, si mund të thuhet si e them unë?! Unë nuk kam fakte të drejtpërdrejta, por kam këto që janë publike, se unë nuk mund të akuzoj që është i blerë apo i shitur, por po them që aksioni politik që po prodhon i shërben në mënyrë të drejtpërdrejtë qeverisë, i shërben në mënyrë të drejtpërdrejtë Edi Ramës dhe qëndrimet publike janë më shumë kundër opozitës - sesa kundër qeverisë.

Në këto kushte duket se ka një tentativë për t’u bashkuar me qeverinë apo për të konkurruar, ku di unë, me zonjën Spiropali apo ku di unë kush është aty në qeveri për t’u bërë ministër i Ramës. Kaq, kjo është e dukshme.

Një politikan duhet të ketë disa gjëra, si dinjitetin, personalitetin publik, qëndrimet. Kur del edhe thotë sot që “në 10 vite unë nuk kam qenë vetja por më ka komanduar ky tjetri”, ndërkohë për dhjetë vite me radhë na ka thënë që “jam unë, unë jam kryetari”. E ka thënë publike. E ka thënë përherë që është pyetur “nuk ka asnjë lidhje Sali Berisha, kryetari i partisë jam unë, vendimmarrjet i marr unë, Berishën unë e respektoj po unë s’kam asgjë”.

Tani pas dhjetë vitesh, del edhe thotë që unë kam qenë, me term kështu “pupaci i këtij” Që këtu a ka më besueshmëri, a ka politikë më të vjetër se të ngjitesh pas karriges, të duash ta marrësh me zor, të bësh çdo marifet dhe hile për të qëndruar aty zvarrë pas një pozicioni të caktuar e të mos kesh asnjë skrupull?!” nënvizoi Ervin Salianji më tej./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco