FOTO/ Vasili: Një kullë 58 kate betoni është 'dhurata' më e fundit për qytetarët e Tiranës

FOTO/ Vasili: Një kullë 58 kate betoni është 'dhurata' më e fundit për qytetarët e Tiranës

13:02, 23/06/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, përmes rrjeteve sociale denoncon situatën e krijuar nga ndërtimi i kullave në kryeqytet.

“Një kullë 58 kate  betoni është “dhurata” më e fundit e Erion Veliajt dhe Edi Ramës për qytetarët e Tiranës.

M’u në zemër të Tiranës, m’u në qendrën e saj do të ndërtohet një tjetër përbindësh i ri prej betoni.

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen për ndërtimin e kullës 205 metër të lartë në Rrugën e Barrikadave për qendrën multifunksinale “Mount of Tirana” është miratuar në mbledhjen e datës 8 mars të KKT-së.

Sipas dokumentave, kulla do të jetë 58 kate mbi tokë dhe 7 të tjera nën tokë.

Zemra e Tiranes eshte kthyer ne nje vater te helmuar betoni, te cilen s'kane te ngopur pa i rrembyer edhe metrin e fundit.

Presin qytetaret ndonje cm2 bar dhe Veliaj ju jep vetem beton.

Presin ndonje grimce shendet dhe ju japin beton helmues per shendetin.

Presin nenat ndonje ambient qe te shetisin femijet e tyre, por vetem beton ju ofrojne.

Presin te moshuarit nje ambient ku te levizin, prehen apo te çlodhen por vetem egersine e betonit ju japin.

Ky qytet perdite vetem shkurton jeten dhe shendetin e njerezve.

E pacipe sarkazma, qe gjoja do gjelberojne ballkonet dhe taracat, kur nderkohe i kane  helmuar me beton token dhe dheun qytetit duke e asgjesuar ate. Sikter, vafshi ne dreq vrases te qytetit tone!”, shprehet Vasili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco