Tensionet në Veri, Borell në konferencë: Të mbahen zgjedhje të reja. Policët e Kosovës të lirohen menjëherë dhe pa kushte

Tensionet në Veri, Borell në konferencë: Të mbahen zgjedhje të reja. Policët e Kosovës të lirohen menjëherë dhe pa kushte

12:31, 23/06/2023
A+ Aa A-

Përfaqësuesi i lartë i BE Josep Borell, në një konferencë për mediat foli për tensionet në veri të Kosovës duke u ndalur edhe tek takimet e zhvilluara me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Gjatë fjalës së tij, Borell tha se policët e rrëmbyer të Kosovës duhet të lirohen menjëherë.

Borrell deklaroi se i ka thënë  presidenti serb Vuçiç se tre policët e Kosovës që po mbahen në paraburgim në Serbi “duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte”.

Por Vuçiç tha se ka frikë se situata në veri të Kosovës ka shkuar “shumë larg”.“Ne do të vazhdojmë të bisedojmë në baza ditore, sepse paqja dhe stabiliteti janë kyçe, por unë paralajmërova se serbët janë në një pozitë shumë të vështirë dhe se nuk duan ta durojnë terrorin e Kurtit në atë mënyrë që janë detyruar ta detyrojnë deri në këtë moment”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco