Pasi i përjashtuan të gjithë, mblidhet Kryesia e vulës/ Priten debate të 'ashpra' për të miratuar 'Maqo Lakrorin' e Lulit

Pasi i përjashtuan të gjithë, mblidhet Kryesia e vulës/ Priten debate të 'ashpra' për të miratuar 'Maqo Lakrorin' e Lulit

21:30, 22/06/2023
A+ Aa A-

Mbrëmjen e sotme është mbledhur Kryesia e Partisë së vulës.

Pritet që kjo Kryesi anonime të përballet sonte më një vendimmarrje tepër të vështirë. Pasi përjashtuan masivisht këdo që mendonte ndryshe ata janë mbledhur për miratimin e “Maqo Lakrorit” të Bashës për rival në një garë të “fortë” që do të mbahet më 29 korrik.

Nga kjo mbledhje priten debate të forta e me nivel mes anëtarëve me peshë të kësaj Kryesie siç janë, Flutura Açka, e cila është dorëhequr publikisht nga çdo funksion partiak para disa kohësh, si Luli.

Fitim Zekthi, i cili gjithashtu është i dënuar me vendim gjykate, dhe sonte do të marrë vendime në emër të opozitës.

Kreshnik Çollaku e Endri Hasa i famshëm dhe disa të ngjashëm.

Pra, këta do të marrin vendime të rëndësishme në emër të një partie të cilës i kanë ikur të gjithë antëtarët dhe i janë përjashtuar të gjithë drejtuesit, Kryesi, Keshill Kombëtar e Grup Parlamentar.

Gazment Bardhi është i vetmi autoritet që njeh statuti për drejtuar këtë proces. Ai nuk merr pjesë në këtë mbledhje dhe e ka deklaruar publikisht bojkotin.

Por Lulzim Basha tashmë nuk po fshihet më. Gjatë ditës së sotme ai nxori Indrit Sefën dhe tha se nuk ka rëndësi se çfarë thotë statuti, por çfarë thotë Luli.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco