VIDEO/ Olsi Jazexhi: I nderuar që kam dalë në foto me ideologun e Putin

21:17, 22/06/2023
A+ Aa A-

Historiani shqiptar që jeton në Malajzi, Olsi Jazexhi, i cilësuar si mbështetës i politikës së Iranit zyrtar, duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, në lidhje me aktivitetin e tij, ka folur edhe për një foto ku ai ka dalë me ideologun e Vladimir Putinit, Aleksandër Dugin.

Gjatë bisedës me Skype, Jazexhi u shpreh se është i nderuar që ka dalë në foto me Duginin, i cili është edhe ideologu i luftës së Putin në Ukrainë.

‘Me Aleksandër Dugin kemi qenë në një konferencë për Palestinin. Ai është një nga filozofët e botës tonë, është pak a shumë Samuel Huntington i botës ruse dhe është nderi i im që kam dalë në foto me të.

Aleksandër Dugin është profesor në Universitetin e Moskës dhe është filozof, si Marksi. Dugnin nuk është gjakatar, por ka vizituar dhe viziton shumë vende të Europës. Unë nuk kam bërë foto me shefin e Shtabit të Ushtrisë ruse, por me filozofin rus dhe këtë foto e kam bërë para 7-8 viteve’, tha gjatë bisedës në SYRI TV, Olsi Jazexhi.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco