Dritëro Arifi: Kurti është në dilemë të madhe, Serbia vetëm po i hedh ‘benzinë zjarrit’

20:18, 22/06/2023
A+ Aa A-

Edhe pas takimit me zyrtarët e Bashkimit Europian për të gjetur mënyrën e zgjidhjes me anë të diplomacisë në tensionet e krijuara mes Kosovës dhe Serbisë Dritëro Arifi, ekspertin i çështjeve ndërkombëtare shprehet se kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ende mes dilemash e problemesh të mëdha pasi Serbia vazhdon të agravojë situatën.

Në një lidhje me Skype për edicionin e mbrëmjes me Armela Ferkon, Arifi thotë se perëndimi po e detyron Kurtin të dorëzohet, dhe sipas tij këtë gjë e dëshmon mbajtja ende peng nga Serbia e 3 policëve kosovar.

“Është komplikuar situata jashtëzakonisht shumë në terren dhe palët nga një gati histori suksesi  me marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit tashmë janë të  fortifikuara në dy fronte.

Zoti Kurti tashmë është përpara një dileme dhe një problemi shumë të madh sepse nëse ai pranon i pari që ta deskaloj situatën, e ti plotësojë ato tri kushtet atëherë i bijë që zoti Kurti është dorëzuar plotësisht dhe kjo  nuk besoj që shkon në natyrën e tij nëse e përcjellim në sjelljen e tij politike.

Prandaj, perëndimi në një farë forme po e detyron z. Kurti të dorëzohet  plotësisht, pa kushte dhe në vend që të kishte ndodhur lirimi i rrëmbimit të policëve  kjo gjë nuk po ndodh për fat të keq. Me siguri ka pasur kërkesa nga BE, por publike nuk janë bërë, por po shihet që Serbia nuk ka pranuar sepse ajo është në një pozitë shumë më të mirë se ne, kuptohet presioni më i madh është tek sepse problemi është në territorin e Kosovës, edhe këtë nuk kemi arritur që ta kuptojmë që problemi është në territorin tonë dhe jo në Serbi.

E Serbia për këtë arsye hedh benzinë situatës  që ne të ndizemi e situata më tej të agravoj nga çështjet negative. Por në ditët në vazhdim besoj se do të ketë lëvizje pozitive.”

INTERVISTA E PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco