VIDEO/ Dash Sula: Rikthimi i Bashës, skenari paska qenë i përgatitur bashkë me Alibeajn

19:12, 22/06/2023
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Dashnor Sula, duke folur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, është shprehur se skenari për rikthimin e Bashës prap, ishte i përgatitur dhe pjesë e tij ishte dhe Enkelejd Alibeaj.

‘Një përfaqësues i famshëm që fsheh listat, mbyll uebin, e hap, e ka bërë si tra dogane edhe ai tjetrit që i them Taulant Balla se s’mund ti them më Taulant Zeneli, kështu që këta të dy e kanë marrë të gjithë procesin në dorë, pa asnjë lloj funksioni politik dhe asgjë. I kanë anashkaluar të gjitha sekretarët.

Në mbledhjen e kryesisë atë ditë thonin, me datën 15 korrik duam zgjedhjen e kryetarit, luajtën mendsh. Këta nuk e kërkuan prej 1 viti e gjysëm.

Enkelejd Alibeaj, nuk e di se si i ka bërë këto lloj gjërash, nuk arrij ta kuptoj, nuk i jap dot një shpjegim. Kam pasur respekt se ishte profesionist i mirë. Disa deputetë na thonin, patericë e Bashës, por të dy paterica, skenari paska qenë i përgatitur, gjithçka.

U thosha dilni në media, debatoni, jo thonin e prisnin me qetësi’, tha deputeti, Dashnor Sula në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco