Përfaqësuesit e MEK protestojnë para ambasadës shqiptare në Berlin

19:05, 22/06/2023
A+ Aa A-

Përfaqësues të opozitës iraniane MEK në Berlin kanë protestuar para ambasadës shqiptare pas ndërhyrjes brutale të policisë në kampin Ashraf.

Kjo është vazhdimësia e protestave që ky grup po zhvillon në të gjithë vendet perëndimore pasi gjatë ndërhyrjes së policisë, mbeti i vdekur një pjesëtar i komunitetit MEK.

Policia e shtetit ka mohuar se vdekja e një pjesëtari të MEK ka ardhur si pasojë ndërhyrjes së tyre, por kjo është kundërshtuar fuqimisht nga anëtarët e këtij komuniteti.

Kujtojmë se nga ky aksion i policisë dhe SPAK mbetën të plagosur disa persona dhe u sekuestruan shumë mjete të cilat sipas uniformave blu dyshohet se janë përdorur për qëllime politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco