Lajmi i fundit

FOTO - Të mbytur në Drin/ Nëna me tre fëmijët e zhdukur në Shkodër - Shoqërohet bashkëshorti

VIDEO/ Murati: Basha do të zërë vendin e Tom Doshit, që Rama të bëjë koalicion me të

19:03, 22/06/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Force në Syri TV me moderatoren, Sonila Meçon ishte gazetari, Erl Murati ku u diskutua situata në partin demokratike.

Mhilli është shprehur se Basha ka një synim të qartë që të marrë partinë dhe vulën të futet në garë dhe shpreson të jetë një king maker në politikë dhe Rama në 2025 të bëjë qeverisjen me Bashën dhe jo me Tom Doshin.

"Nëse e shohim në sytë e opinionit publik kjo është një çmenduri që po ndodh në PD-në zyrtare dhe ku sado pak që kanë mbetur janë forcë e tretë politike dhe brenda saj janë 100 rryma dhe 100 ide.

Ata duhet të ja kishin dorëzuar dje vulën Bashës dhe karrigen sepse kryetari Basha ja ka dhënë vulën gjykata, pra pushteti dhe se nuk mund të ja marrësh dot pasi me ndihmën e pushtetit vazhdon të jetë de jure me ndihmën e pushtetit vazhdon të rrijë akoma në krye të asaj partie.

Basha do të jetë king maker në politikë dhe për mua e gënjen mendja dhe me këtë ndarje opozita do të mbetet me 40 mandate dhe PS do të marrë 100 mandate.

Këta akne një të mirë që flasin në tavolina dhe e gënjen mendja që me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë do të eliminojnë Tom Doshin dhe Edi Rama do ti thotë Bashës që më mirë e bëj me ty qeverisjen sesa me Tom Doshin. Duhet të kemi parasysh se me çdo projeksion PD zyrtare nuk do të marrë më shukmë se 1-3 mandate."

EMISIONI I PLOTE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco