Gazetari Ermal Rizaj shpjegon çfarë po ndodh me grupimin e PD-së së 'vulës'

Gazetari Ermal Rizaj shpjegon çfarë po ndodh me grupimin e PD-së së 'vulës'

18:52, 22/06/2023
A+ Aa A-

Gazetari i SYRI TV, Ermal Rizaj shpjegoi çfarë po ndodh me grupimin e PD-së se vulës.

Rizaj i ftuar në “Task Force” me Sonila Meçon, bëri një pasqyrim të lëvizjeve të viteve të fundit në Këshillin Kombëtar ku shifrat nuk përputhen dhe ku madje nuk është respektuar as rregullorja. Sipas Rizajit po ndodh një manipulipërsa i takon mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

Kam pyetur funskionarë të PD, dhe zoti Hani nuk ka një CV aq të pasur sa për të qenë përballë zotit Basha.

Po ndodh një manipulim përsa i takon mbledhjes së Këshillit Kombëtar, sepse nëse ne flasim me statut dhe çfarë kemi në Gjykatën e Tiranës aty ku PD ka prej 2021, ku janë 453 anëtar të Këshillit Kombëtar të dalë nga Këshilli i Kuvendit të vitit 2021 kur PD ishte në një situatë tjetër.  Zoti Sefa, i cili në punimet e Kuvendit pasi mbajti procesverbalet, firmat, kush u fut në atë sallë dhe me radhë, tha se jan 329 anëtarë, këta tjerët sipas tyre kanë ikur. Siç e tha zoti Alibeaj sot, kanë shkuar tek Meta, sipas tij domethënë. Po nëse këta kanë ikur te Meta, po ata deputetë që kanë mbështetur kandidatët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ pse duhet të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar? Sepse edhe deputetët kanë mbështetur kandidatët e koalicionit 'Bashkë Fitojmë '.

Ka një rregullore të miratuar në Janar të vitit 2022 ku janë bërë disa përjashtime dhe thuhet: Në dy ose tre mbledhjet e radhës nëse mungon, atëherë anëtarët e Këshillit Kombëtar zëvendësohen me listën tjetër. Sepse kemi një listë fituese por kemi dhe një listë pritjeje . Dhe kjo nuk ka ndodhur kështu, kjo është shkelja e parë. Pjesëmarrja ka qenë 174 nga këta 23 online (që unë për herë të parë e dëgjoja këtë online) dhe i bie 151 prezent, dhe është pritur rreth një orë.

Jemi në këtë situatë, në rregulloren e janarit të vitit 2022, thuhej që nëse anëtarët mungojnë në dy mbledhje radhazi, zëvendësohen me anëtarët e tjerë por pasi është miratuar kjo nuk është bërë më asnjë mbledhje, kur nuk është bërë asnjë mbledhje, si i zëvendëson?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco